Publikuar
Ky dokument zbatohet për produktet prej fletësh prej çeliku me përmbajtje të ulët karboni, të laminuara në të ftohtë dhe të pa veshura, me gjerësi të laminuar të barabartë ose më të madhe se 600 mm dhe me trashësi të barabartë ose më të vogël se 3 mm, të furnizuara në formë fletësh, shiriti të gjerë, shiriti të gjerë të prerë ose gjatësi të prera të përfituara nga shiriti i gjerë i prerë ose nga fletët.
Ky dokument nuk zbatohet për shirita të ngushtë të laminuar në të ftohtë (gjerësi e laminuar < 600 mm) ose për produkte prej fletësh të laminuara në të ftohtë për të cilat ekziston një standard specifik, në veçanti për këto raste:
Produkte prej fletësh prej çeliku me përmbajtje të ulët karboni të laminuara në të ftohtë për formim në të ftohtë (EN 10130);
Fletë dhe shirita prej çeliku elektrik jo të orientuar, të laminuara në të ftohtë dhe të dorëzuara në gjendje të përpunuar plotësisht (EN 10106);
Fletë dhe shirita prej çeliku elektrik, me ose pa aliazhe, të laminuara në të ftohtë dhe të dorëzuara në gjendje të përpunuar pjesërisht (EN 10341);
Fletë të reduktuara në të ftohtë (blackplate) (EN 10205);
Fletë dhe shirita prej çeliku për bombola gazi të salduara (EN 10120);
Shirita të ngushtë, të pa veshur, prej çeliku të butë dhe pa aliazhe, të laminuar në të ftohtë për formim në të ftohtë (EN 10139);
Çeliqe strukturore të laminuara në të ftohtë për qëllime të përgjithshme;
Produkte prej fletësh të laminuara në të ftohtë, të përbëra nga çelik me rezistencë të lartë në tërheqje për formim në të ftohtë (EN 10268).
WITHDRAWN
SSH EN 10209:2013
PUBLISHED
SSH EN 10209:2023
60.60
Standard published
11 pri 2025