DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 19085-9:2024

Makinat e përpunimit të drurit – Siguria – Pjesa 9: Sharra disk me bango (me dhe pa karrel rrëshqitës) (ISO 19085-9:2024)

Woodworking machines - Safety - Part 9: Circular saw benches (with and without sliding table) (ISO 19085-9:2024)
14 maj 2025

General information

60.60     14 maj 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 175

European Norm

13.110     79.120.10  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat dhe masat e sigurisë për sharrat disk me bango (me dhe pa tavolinë lëvizëse, ose njësi demontueshme të furnizimit me energji elektrike, ose të dyja), të afta për përdorim në prodhim të vazhdueshëm, gjithashtu të njohura si “sharra tavoline” (në SHBA), dhe nga tani e tutje do të referohen gjithashtu si "makina".

Makina janë të projektuara për të prerë dru masiv dhe materiale me karakteristika fizike të ngjashme me drurin (shih ISO 19085-1:2021, 3.2).

Ky dokument trajton të gjitha rrezikshmëritë, situatat dhe ngjarjet e rrezikshme, të listuara në Aneksin A, që lidhen me makinat, kur operohen, rregullohen dhe mirëmbahen sipas qëllimit dhe kushteve të parashikuara nga prodhuesi; përdorimi i parashikueshëm gabim është marrë gjithashtu në konsideratë. Faza e transportit, montimit, demontimit, çaktivizimit dhe hedhjes së makinerisë janë marrë gjithashtu parasysh.

Ky dokument është i zbatueshëm edhe për makinat të pajisura me një ose më shumë nga pajisjet ose njësi pune të mëposhtme, rrezikshmëritë e të cilave janë trajtuar:

— pajisje për ngritjen dhe uljen e sharrës kryesore dhe sharrës së shenjëzimit përmes tavolinës; — pajisje për përkuljen e sharrës kryesore dhe sharrës së shenjëzimit për prerje në kënd; — pajisje për shenjëzim; — pajisje për prerje me mjet frezimi me gjerësi që nuk kalon 20 mm në një kalim; — njësi demontueshme e furnizimit me energji elektrike; — tavolinë lëvizëse shtesë që operohet manualisht; — pajisje e fuqizuar për ngjeshjen e pjesëve të punës.

Ky dokument nuk zbatohet për: a) makinat të cilat janë të destinuara për përdorim në ambiente të jashtme në sheshe ndërtimi; Vërejtje: Sharrat për sheshe ndërtimi (sharrat për kontraktorët) trajtohen në kërkesat e ISO 19085-10:2018. b) makinat e punimit të drurit që mbahen me dorë, përfshirë çdo përshtatje që lejon përdorimin e tyre në një modalitet tjetër, p.sh., për montim në tavolinë; c) makinat të cilat janë të destinuara për përdorim në atmosferë potencialisht shpërthyese; d) makinat e prodhuara para publikimit të këtij dokumenti.

Related directives

Directives related to this standards.

2006/42/EC

Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 19085-9:2020

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 19085-9:2024
60.60 Standard published
14 maj 2025

Related project

Adopted from EN ISO 19085-9:2024 IDENTICAL

Adopted from ISO 19085-9:2024 IDENTICAL