Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat për materialin, projektimin, prodhimin, testimin, shënjimin dhe dokumentimin e seteve të tubacioneve të gazit prej çeliku të paoksidueshëm, të lakueshme dhe të valëzuara, për përdorim në instalime të gazit me presion maksimal të lejuar (PS):
më të vogël ose të barabartë me 0,5 bar, në një diapazon madhësie nominale nga DN 10 deri në DN 50 (klasa 1); dhe
më të vogël ose të barabartë me 2 bar, në një diapazon madhësie nominale nga DN 10 deri në DN 25 (klasa 2).
Ky dokument zbatohet për setet e tubacioneve të gazit të valëzuar, të lakueshme, prej çeliku të paoksidueshëm, që përdoren për gazrat e familjes së 1-rë, 2-të dhe 3-të (shih EN 437), në instalime gazi për banesa, ndërtesa tregtare dhe industriale, për t'u instaluar brenda ose jashtë ambienteve, në një interval temperaturash nga –20 °C deri në +60 °C.
Ky dokument nuk zbatohet për:
tuba të përkulshëm pa mbulesë;
- montime tubash metalikë të sigurisë të valëzuar për lidhje me pajisje të lëvizshme.
SHËNIM: Ky dokument nuk mbulon aspektet e instalimit të seteve të tubacioneve të gazit prej çeliku të paoksidueshëm, të lakueshme dhe të valëzuara.
WITHDRAWN
SSH EN 15266:2007
PUBLISHED
SSH EN 15266:2024
60.60
Standard published
10 tet 2025