DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 16784-1:2024

Korrozioni i metaleve dhe lidhjeve të tyre - Korrozioni dhe ndotja në sistemet me ujë të ftohtë industrial - Pjesa 1: Udhëzime dhe kërkesa për kryerjen e vlerësimit në shkallë pilot të aditivëve për kontrollin e korrozionit dhe ndotjes për sistemet e hapura të ujit ftohës me riqarkullim (ISO 16784-1:2024)

Corrosion of metals and alloys - Corrosion and fouling in industrial cooling water systems - Part 1: Guidelines and requirements for conducting pilot-scale evaluation of corrosion and fouling control additives for open recirculating cooling water systems (ISO 16784-1:2024)
10 tet 2025

General information

60.60     10 tet 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 133

European Norm

77.060  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat e përgjithshme dhe parametrat për vlerësimin përmes testimeve pilot të aditivëve për kontrollin e korrozionit dhe formimit të shtresave në sistemet e hapura të ujit ftohës me riqarkullim. Dokumenti përfshin parametra të tillë si projektimi i njësisë së testimit, funksionimi, cilësia e ujit dhe ndotja. Ai gjithashtu mbulon projektimin dhe funksionimin e pajisjeve për testim pilot si dhe parametrat që do të vlerësohen në njësitë e testimit pilot.
Ky dokument përfshin kriteret që përdoren në programet e testimit në shkallë pilot për përzgjedhjen e programeve të trajtimit të ujit për sisteme specifike të ftohjes me riqarkullim.
Ky dokument është i zbatueshëm vetëm për sistemet e hapura të ujit ftohës me riqarkullim. Nuk aplikohet për sistemet e mbyllura të ftohjes dhe për sistemet e ftohjes me kalim të vetëm (once-through).
Dokumenti zbatohet vetëm për sistemet që përfshijnë ngrohës me guaskë dhe tuba (shell and tube heat exchangers) me tuba të lëmuar standard pa veshje dhe me ujin ftohës në anën e tubave. Ky dokument nuk aplikohet për ngrohësit me ujë në anën e guaskës, për ngrohësit me pllaka dhe kornizë (plate and frame), për ngrohësit spiralë dhe pajisje të tjera për shkëmbimin e nxehtësisë. Megjithatë, kur kushtet e testimit vendosen në mënyrë të saktë për të simuluar temperaturën sipërfaqësore dhe forcat prerëse (shear stress) në pajisje më komplekse për shkëmbim nxehtësie, rezultatet e testimit mund të përdoren për të parashikuar performancën e këtyre pajisjeve në funksionim real.
Kriteret e testimit të përcaktuara në këtë dokument nuk kanë për qëllim të diktojnë llojin e testimeve në shkallë laboratorike apo pilot që zakonisht kryhen nga kompanitë e trajtimit të ujit si pjesë e programeve të tyre të zhvillimit të produkteve. Megjithatë, kompanitë e trajtimit të ujit mund të zgjedhin t’i përdorin kriteret e këtij dokumenti si udhëzues për zhvillimin e procedurave të veta të testimit të produkteve.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 16784-1:2008

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 16784-1:2024
60.60 Standard published
10 tet 2025

Related project

Adopted from EN ISO 16784-1:2024 IDENTICAL

Adopted from ISO 16784-1:2024 IDENTICAL