Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat minimale për projektimin, instalimin, funksionimin, testimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve fikëse automatike të fiksuara për mbrojtjen e kuzhinave, që mbulojnë pajisjet e gatimit, aspiratorin, hapësirën e brendshme të aspiratorit për grumbullimin dhe shpërndarjen e ajrit (plenumin), si dhe kanalet e nxjerrjes së ajrit.
Ky dokument gjithashtu jep kërkesa për ndërtimin dhe performancën e përbërësve, sipas llojeve, projektimeve, madhësive dhe konfigurimeve specifike të sistemeve të paraprojektuara për shuarjen e zjarrit në kuzhina.
Ky dokument nuk mbulon kuzhinat shtëpiake dhe pajisjet për prodhim industrial të ushqimit.
Procedurat e detajuara të testimit për hapësirën e brendshme të aspiratorit (plenumin) dhe kanalet e nxjerrjes së ajrit janë përfshirë në CEN/TS 17749.
Tavanet e ventilimit me hapësirë të mbyllur për grumbullimin e ajrit (të projektuar ngjashëm me aspiratorët standardë) përfshihen në këtë dokument.
Tavanet me hapësirë të hapur ventilimi përjashtohen dhe kërkojnë një zgjidhje të posaçme të projektuar për mbrojtjen e kësaj hapësire.
Mbrojtja për pajisjet e gatimit të vendosura nën tavanet e ventilimit me hapësirë të hapur ose të mbyllur përfshihet gjithashtu në këtë dokument.
PUBLISHED
SSH EN 17446:2021+A1:2024
60.60
Standard published
19 qer 2025