Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat dhe jep rekomandime për projektimin, instalimin, testimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve të shuarjes së zjarrit me gaz në ndërtesa, impiante ose struktura të tjera, si dhe karakteristikat e lëndëve të ndryshme shuarëse dhe llojeve të zjarrit për të cilat ato janë një mjet i përshtatshëm shuarjeje.
Ky dokument përshkruan sistemet me mbulim të plotë, të cilat lidhen kryesisht me ndërtesa, impiante dhe aplikime të tjera specifike, duke përdorur lëndë shuarëse gazi që nuk përçojnë energji elektrike dhe nuk lënë mbetje pas shkarkimit, dhe për të cilat ekzistojnë aktualisht të dhëna të mjaftueshme për të mundësuar vërtetimin e karakteristikave të performancës dhe sigurisë nga një autoritet i pavarur i përshtatshëm. Ky dokument nuk zbatohet për sistemet e shuarjes së shpërthimeve në fazë të hershme (explosion suppression).
Ky dokument nuk ka për qëllim të nënkuptojë miratimin e lëndëve shuarëse të listuara në të nga autoritetet përkatëse, pasi edhe lëndë të tjera shuarëse mund të jenë po aq të pranueshme. Dioksidi i karbonit (CO₂) nuk përfshihet, pasi mbulohet nga një standard evropian i dedikuar.
Ky dokument është i zbatueshëm për lëndët shuarëse të listuara në Tabelën 1 dhe është menduar të përdoret në përputhje me pjesët përkatëse të EN 15004 për agjentët shuarës të zjarrit të përmendur në Tabelën 1.
Tabela 1 – Lëndët shuarëse të listuara
[...tabela nuk përfshihet...]
WITHDRAWN
SSH EN 15004-1:2019
PUBLISHED
SSH EN 15004-1:2024
60.60
Standard published
19 qer 2025