Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat dhe jep rekomandime për projektimin, instalimin, testimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve fikse të shuarjes së zjarrit me dioksid karboni në ndërtesa, impiante ose struktura të tjera. Ai nuk zbatohet për sistemet e shuarjes së zjarrit në anije, në avionë, në mjete transporti ose në pajisje lëvizëse zjarrfikëse, as për sistemet nëntokësore në industrinë minerare; gjithashtu nuk zbatohet për sistemet e para-inertizimit me dioksid karboni.
Projektimi i sistemeve për vëllime mbrojtëse ku ekzistojnë hapësira të pambyllshme (çarje, vrima ose dalje) që tejkalojnë një sipërfaqe të caktuar dhe që mund të ndikohen nga era, nuk është përcaktuar në këtë dokument. Megjithatë, ofrohen udhëzime të përgjithshme për procedurat që duhet ndjekur në këto raste (shih 7.4.3.2).
PUBLISHED
SSH EN 17966:2024
60.60
Standard published
19 qer 2025