Publikuar
Ky standard ofron kërkesa të përbashkëta të sigurisë për pajisjet radio që përpunojnë të dhëna personale, të dhëna të trafikut ose të dhëna të vendndodhjejes, duke përfshirë pajisjet radio të lidhura me internetin, pajisjet radio të projektuara ose të destinuara ekskluzivisht për kujdesin ndaj fëmijëve, lodra dhe pajisje radio që mbahen në trup.
Standardi ofron specifikime teknike për pajisjet radio që përpunojnë këto të dhëna dhe që janë produkte elektrike ose elektronike me aftësi komunikimi në internet, pavarësisht nëse komunikojnë drejtpërdrejtë apo nëpërmjet pajisjeve të tjera, si për kujdesin ndaj fëmijëve, lodrat apo pajisjet radio që mbahen në trup.
Fusha e zbatimit nuk përfshin pajisjet e rrjetit 5G të përdorura nga ofruesit e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve elektronike të komunikimit të disponueshme për publikun, sipas përkufizimit të Direktivës (BE) 2018/1972 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, siç përcaktohet në atë rregullore.
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/53 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 16 Prill 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve të radios dhe shfuqizimin e Direktivës së KE/1999/5
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN 18031-2:2024
60.60
Standard published
5 qer 2025