Publikuar
Ky dokument paraqet Analizën Funksionale (FA) dhe specifikon kërkesat për Analizën Funksionale dhe produktet që dalin prej saj. Ai paraqet dy fusha të veçanta të zbatimit, përkatësisht: Analiza e Nevojës Funksionale (NFA), që ka të bëjë me kuptimin e nevojës dhe vendosjen e objektivave, dhe Analiza Teknike Funksionale (TFA), që ka të bëjë me përzgjedhjen dhe zhvillimin e një zgjidhjeje. Ky dokument specifikon kërkesat për karakteristikat bazë të rezultateve të NFA dhe TFA-së dhe zgjeron kërkesat, udhëzimet dhe rekomandimet rreth FA-së të shprehura në Standardin e Specifikimit të Performancës Funksionale (EN 16271) dhe në Standardin për Menaxhimin e Vlerës (EN 12973).
Ky dokument ofron një referencë thelbësore dhe mbështetje për çdo person që dëshiron të përmirësojë efikasitetin, efektivitetin dhe performancën e përgjithshme të organizatës së tij. Synimi i tij është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm në një organizatë. FA ofron një mundësi për të zhvilluar aftësitë e individëve të përfshirë.
Për të paraqitur kushtet për zbatimin dhe zhvillimin e rezultateve të FA-së, ky dokument:
prezanton interesat dhe fushat e zbatimit dhe paraqet një gamë të gjerë situatash në të cilat FA përdoret për të mbështetur projekte të të gjitha llojeve dhe madhësive;
specifikon kushtet thelbësore për suksesin e FA-së, përfshirë rolet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, monitorimin e performancës së ekipit të FA-së, proceset e vlefshmërisë dhe verifikimit dhe dorëzimin e rezultateve të vlefshme dhe të verifikuara; dhe
specifikon kërkesat për FA-në dhe karakteristikat bazë të rezultateve të saj duke përshkruar gjithashtu metoda dhe mjete për realizimin e tyre.
FA zhvillohet nëpërmjet këtyre fazave:
FNA: mbështet procesin e identifikimit dhe kuptimit të nevojës, përcaktimit të objektivave dhe vendosjes së qëllimit për t’u arritur;
TFA: mbështet proceset e projektimit apo kërkimit dhe vlerësimit të zgjidhjeve; dhe
përqendrim i përsëritur në FNA dhe TFA, duke rishikuar nevojën e identifikuar, balancuar aftësitë e teknologjive të disponueshme, burimet dhe kufizimet, për të arritur rezultatin më të dëshirueshëm.
Në fushën e FNA-së, ky dokument përcakton kërkesat për rezultatet e FNA-së për të ndërtuar Shprehjen e Nevojës Funksionale (FNE). FNE-ja mund të shërbejë si bazë për krijimin e një kuptimi të nevojës së shprehur, listës së plotë të Funksioneve të Ndërlidhura me Përdoruesin (URF), kufizimeve dhe ndërfaqeve. Këto rezultate shërbejnë si bazë për identifikimin, organizimin, karakterizimin dhe prioritizimin e funksioneve dhe ndërfaqeve funksionale. Ato gjithashtu mund të mbështesin studime paraprake mbi rrezikun dhe besueshmërinë, studime ekonomike, vlerësime ndikimi dhe zhvillimin e Specifikimeve të Performancës Funksionale (FPS).
Në fushën e TFA-së, ky dokument përcakton kërkesat për rezultatet e TFA-së që synojnë të përmbushin nevojën e shprehur në FNE. Rezultatet e TFA-së fokusohen në analizimin e zgjidhjeve ekzistuese dhe të mundshme, identifikimin e një liste të plotë të Funksioneve të Ndërlidhura me Produktin (PRFs) për të përmbushur FNE-në; vlerësimin e koncepteve dhe përzgjedhjen e një zgjidhjeje, më pas optimizimin e Arkitekturës së Funksioneve të Produktit (PFA) për të identifikuar zgjidhjen "më të mirë".
PUBLISHED
SSH EN 17952:2024
60.60
Standard published
5 qer 2025