Ky dokument specifikon kriteret dozimetrike, organizative dhe procedurat e provës që do të përdoren për verifikimin periodik të performancës së shërbimeve të dozimetrisë për pajisje personale dhe/ose zonal, d.m.th. në vendin e punës dhe/ose ambiantal, të përdorura për monitorim individual (personal) dhe/ose zonal, d.m.th. në vendin e punës dhe/ose ambiental.
SHËNIM Cilësia e ofruesit të shërbimit dozimetrik varet si nga karakteristikat e sistemit të dozimetrisë së miratuar (të provuar sipas tipit) ashtu edhe nga trajnimi dhe përvoja e stafit, së bashku me procedurat e kalibrimit dhe programet e sigurimit të cilësisë.
Vlerësimi i performancës sipas këtij dokumenti mund të kryhet nga shërbimi dozimetrik për të treguar përmbushjen e kërkesave të specifikuara të performancës. Cilësitë e rrezatimit të përdorura në këtë dokument janë përfaqësuese për situatat e ekspozimit që priten ose imitojnë fushat në vendit të punës nga aktivitetet radiologjike që monitorohen duke përdorur dozimetrat nga ofruesit e shërbimit. Ky dokument zbatohet për dozimetrat personal dhe zonal për vlerësimin e rrezatimit të jashtëm të fotoneve me një energji mesatare të ponderuar sipas fluencës midis 8 keV dhe 10 MeV, rrezatimit beta me një energji mesatare të ponderuar sipas fluencës midis 60 keV dhe 1,2 MeV, dhe rrezatimit të neutroneve me një energji mesatare të ponderuar sipas fluencës midis 25,3 meV, d.m.th. neutronet termike me një shpërndarje energjie Maksuelliane me kT = 25,3 meV, dhe 200 MeV.
Mbulon të gjitha llojet e dozimetrave personal dhe zonal që kanë nevojë për përpunim laboratorik (p.sh. termolumineshente, lumineshente të stimuluar optikisht, radiofotolumineshente, detektorë gjurmësh ose dozimetra me film fotografik) dhe që përfshijnë matje të vazhdueshme ose matje të përsëritura rregullisht në intervale kohore të paracaktuara (p.sh. disa javë, një muaj). Leximi aktiv direkt, si dhe dozimetrat gjysmë-pasivë ose hibridë, siç janë dozimetrat me ruajtje direkte të joneve (DIS) ose dozimetrat me fotoshumëfishues silikoni (SiPM), për matjen e dozës, mund të trajtohen gjithashtu sipas këtij dokumenti. Më pas, ato trajtohen sikur të ishin pasive, d.m.th. shërbimi i dozimetrisë lexon vlerat e tyre të treguara dhe i raporton ato lompanisë vlerësuese.
Në këtë dokument, vlera e korrigjuar e treguar (treguesi i korrigjuar) është ajo e dhënë nga sistemet e dozimetrisë si rezultat përfundimtar i algoritmit të vlerësimit (për shembull shfaqja e softuerit, printimi) në njësi të ekuivalentit të dozës (Sv).
Dozimetrat ambiental zakonisht tregojnë sasinë H*(10), por ato mund të tregojnë, përveç kësaj ose alternativisht, sasinë H'(3), H'(0,07), energjinë kinetike të çliruar për njësi mase (kerma) të ajrit, Ka, ose dozën e absorbuar, D. Të gjithë këta dozimetra mund të trajtohen gjithashtu sipas këtij dokumenti. Nëse tregohet Ka ose D (në Gy), vlerat e dozës në këtë dokument të deklaruara në Sv do të interpretohen si vlera ekuivalente në Gy.
PUBLISHED
SSH EN ISO 14146:2021
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 14146:2024
50.99
FDIS or proof approved for publication
3 sht 2025