Publikuar
1.1 Ky dokument përcakton kushtet për përcaktimin e viskozitetit të zvogëluar (i njohur gjithashtu si numri i viskozitetit) dhe vlerës K të rrëshirës PVC. Ai është i aplikueshëm për rrëshirë në formë pluhuri që përbëhen nga homopolimerët e monomerit vinil klorid dhe kopolimerët, terpolimerët, etj., të vinil kloridit me një ose më shumë monomera të tjerë, por ku vinil kloridi është përbërësi kryesor. Rrëshira mund të përmbajnë sasi të vogla substancash të papolimerizuara (p.sh. agjentë emulsifikues ose suspendues, mbetje katalizatorësh, etj.) dhe substanca të tjera të shtuara gjatë procesit të polimerizimit. Ky dokument nuk është i aplikueshëm, megjithatë, për rrëshira që kanë një përmbajtje të lëndëve të flakshme më të madhe se 0,5 % ± 0,1 %, kur përcaktohet në përputhje me ISO 1269. Përveç kësaj, ai nuk është i aplikueshëm për rrëshira që nuk janë plotësisht të tretura në cikloheksanon.
1.2 Viskoziteti i zvogëluar dhe vlera K e një rrëshire të caktuar lidhen me masën molekulare të saj, por marrëdhënia ndryshon në varësi të përqëndrimit dhe llojit të monomerëve të tjerë të pranishëm. Kështu, homopolimerët dhe kopolimerët që kanë të njëjtin viskozitet të zvogëluar ose vlerë K mund të mos kenë të njëjtën masë molekulare.
1.3 Vlerat e përcaktuara për viskozitetin e zvogëluar dhe vlerën K, për një mostër të caktuar të rrëshirës PVC, ndikohen ndryshe nga përqëndrimi i solucionit të zgjedhur për përcaktimin. Kështu, përdorimi i proçedurave të përshkruara në këtë dokument jep vetëm vlera për viskozitetin e zvogëluar dhe vlerën K që janë të krahasueshme kur përqëndrimi i solucioneve të përdorura janë të njëjta.
1.4 Numri i viskozitetit kufizues nuk përdoret për rrëshirat PVC.
1.5 Proçedurat eksperimentale të përshkruara në këtë dokument mund të përdoren gjithashtu për të karakterizuar fraksionin polimerik të marë gjatë analizës kimike të një kompozite PVC. Megjithatë, vlerat e llogaritura për viskozitetin e zvogëluar dhe vlerën K në këto rrethana mund të mos tregojnë vlerat reale për rrëshirën e përdorur për të prodhuar kompozitën për shkak të natyrës së papastër të fraksionit të polimerit të rimarrë.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 1628-2:1998
PUBLISHED
SSH EN ISO 1628-2:2020
60.60
Standard published
10 shk 2025