DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN ISO 13577-2:2023

Furra industriale dhe pajisje shoqëruese për përpunim - Siguria - Pjesa 2: Sisteme djegieje dhe trajtim karburanti (ISO 13577-2:2023)

Industrial furnaces and associated processing equipment - Safety - Part 2: Combustion and fuel handling systems (ISO 13577-2:2023)

General information

10.00     4 shk 2025

DPS

DPS/KT 114

European Norm

13.100     25.180.01  

Scope

Ky dokument specifikon kërkesat e sigurisë për sistemet e djegies dhe trajtimit të karburantit që janë pjesë e furrave industriale dhe pajisjeve të përpunimit përkatëse (TPE), përfshirë sistemet me një ose shumë djegës në pajisjet dhe makineritë e proçesimit termik.
VËREJTJE: Kërkesat e përgjithshme të sigurisë të përbashkëta për TPE janë të ofruara në ISO 13577-1:2016. ISO 13577-1:2016, Aneksi B gjithashtu përfshin një listë proçesesh për të cilat përdoren furra industriale dhe sisteme ngrohjeje të mbuluara nga seria ISO 1577.
Ky dokument trajton rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet që lidhen me sistemet e djegies dhe trajtimit të karburantit, siç janë përshkruar në Aneksin A, kur përdoren sipas qëllimit dhe nën kushtet e përdorimit siç janë përshkruar në manualin e udhëzimeve.
Ky dokument mbulon:
Rrjetin e tubacioneve të karburantit, pas dhe përfshirë valvulën manuale izoluese;
Furnizimin me ajër djegës (përfshirë oksigjenin dhe ajrin djegës të pasuruar me oksigjen) dhe sistemin e gazit të tymit;
Djegësin(e), sistemin e djegësit dhe pajisjen e ndezjes;
Kërkesat funksionale për sistemin e kontrollit të lidhur me sigurinë.
Ky dokument i referohet çdo oksidimi të karburanteve gazorë dhe të lëngshëm me ajër ose gazra të tjerë që përmbajnë oksigjen të lirë për të çliruar energji termike në TPE. Aneksi B përmban shembuj të karburanteve gazorë dhe të lëngshëm.
Për djegien termike ose katalitike dhe incinerimin e mbeturinave, ky dokument zbatohet vetëm për djegësit ndihmës të dizajnuar për nisjen dhe/ose mbështetje të proçesit.
Rreziku i presionit të tubacioneve dhe komponentëve të mbuluar nga ky dokument është brenda marrëdhënies maksimale të presionit/madhësisë të kategorisë I, siç është specifikuar në Aneksin C.
Ky dokument gjithashtu jep kërkesat e nevojshme për informacionin për përdorim.
Ky dokument nuk mbulon rreziqet nga ngrohja e gjeneruar nga elektriciteti.
Ky dokument nuk trajton rreziqet që krijohen nga lëshimi i substancave të ndezshme nga produktet e përpunuara në TPE.
Ky dokument nuk zbatohet për sistemet e djegies dhe trajtimit të karburantit:
Të proçeseve të saldimit me gaz dhe proçeseve të ngjashme;
Para valvulës manuale izoluese të TPE.
Ky dokument nuk zbatohet për furra industriale dhe pajisje përpunimi përkatëse (TPE), përfshirë sistemet me një ose shumë djegës në pajisjet dhe makineritë e proçesimit termik dhe makineri të tjera të lidhura, të prodhuara para datës së publikimit të këtij dokumenti.
Ky dokument nuk zbatohet për furra të shkrirjes, konvertues (në uzinat e çelikut), bojlerë, ngrohës të ndezur (përfshirë furra reformuese) në industrinë e naftës dhe kimikateve.
Ky dokument nuk zbatohet për kabllot elektrike dhe kabllot e energjisë përpara panelit të kontrollit/sistemit mbrojtës të TPE.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 746-2:2010

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 13577-2:2023
10.00 Proposal for new project registered
4 shk 2025

Related project

Adopted from EN ISO 13577-2:2023 IDENTICAL

Adopted from ISO 13577-2:2023 IDENTICAL