DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN ISO 3691-4:2023

Kamionë industrialë - Kërkesa sigurie dhe verifikimi - Pjesa 4: Kamionë industrialë pa drejtues dhe sistemet e tyre (ISO 3691-4:2023)

Industrial trucks - Safety requirements and verification - Part 4: Driverless industrial trucks and their systems (ISO 3691-4:2023)

General information

10.00     4 shk 2025

DPS

DPS/KT 114

European Norm

53.060  

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat e sigurisë dhe mjetet për verifikimin e tyre për kamionët industrialë pa drejtues (të cilët do të quhen më poshtë "kamionë") dhe sistemet e tyre.
Shembuj të kamionëve industrialë pa drejtues (kamionë siç përcaktohen në ISO 5053‑1:2020) përfshijnë: “automated guided vehicle” (mjet me udhëzim automatik), “autonomous mobile robot” (robot levizës i pavarur), “bots” (robotë), “automated guided cart” (karrocë me udhëzim automatik), “tunnel tugger” (tërheqës tuneli), “under cart” (karroca nën-ngarkesë), etj.
Ky dokument është gjithashtu i aplikueshëm për kamionët industrialë pa drejtues që janë të pajisur me:
— modulet automatike të cilat kërkojnë veprimet e operatorëve për të nisur ose mundësuar këto operacione automatike;
— mundësinë për të transportuar një ose më shumë pasagjerë (të cilët nuk konsiderohen si drejtues ose operatorë);
— modulet shtesë manuale që lejojnë operatorët të operojnë kamionin manualisht; ose
— një modalitet mirëmbajtjeje që lejon operimin manual të funksioneve të kamionit për arsye mirëmbajtjeje.
Ky dokument nuk aplikohet për kamionët që udhëzohen vetëm me mjete mekanike (shina, udhëzues, etj.) ose për kamionët që kontrollohen në distancë, të cilët nuk konsiderohen si kamionë pa drejtues.
Për qëllimet e këtij dokumenti, një kamion industrial pa drejtues është një kamion i fuqizuar, i cili është i projektuar për të operuar automatikisht. Një sistem kamioni pa drejtues përbëhet nga sistemi i kontrollit, i cili mund të jetë pjesë e kamionit dhe/ose të jetë i ndarë nga ai, mjetet e udhëzimit dhe sistemi i fuqisë. Kërkesat për burimet e fuqisë nuk janë të mbuluara në këtë dokument.
Kushtet e zonës së operimit kanë një efekt të rëndësishëm në funksionimin e sigurt të kamionit industrial pa drejtues. Përgatitjet e zonës së operimit për të eliminuar rreziqet e lidhura janë të përcaktuara në Aneksin A.
Ky dokument është i aplikueshëm për të gjitha rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme ose ngjarjet e rrezikshme gjatë të gjitha fazave të jetës së kamionit (ISO 12100:2010, 5.4), siç janë renditur në Aneksin B, të cilat janë të lidhura me makineritë e aplikueshme kur përdoren siç është parashikuar dhe në kushte keqpërdorimi që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme nga prodhuesi.
Në veçanti, ky dokument nuk aplikohet për rreziqet e rëndësishme të lidhura me:
— zhurmën;
— vibracionet;
— rrezatimin jonizues dhe jo jonizues;
— rrezatimin lazer;
— literaturën e shitjes (dokumente komerciale);
— deklaratën e vibracioneve të transmetuara nga makineritë levizëse.
Nuk aplikohet për rreziqet shtesë që mund të ndodhin:
— gjatë operimit në kushte ekstreme (p.sh. klimë ekstreme, aplikacione ngrirëse, fusha magnetike të forta);
— gjatë operimit në mjedise bërthamore;
— nga kamionët të cilët janë të destinuar të operojnë në zona publike (shihni veçanërisht ISO 13482:2014);
— gjatë operimit në rrugët publike;
— gjatë operimit në mjedise me mundësi shpërthimi;
— gjatë operimit në aplikacione ushtarake;
— gjatë operimit me kërkesa higjienike specifike;
— gjatë operimit në mjedise me rrezatim jonizues;
— gjatë transportit të një ose më shumë personave, të tjerë përveç pasagjerëve të parashikuar;
— kur trajtohen ngarkesa të cilat mund të çojnë në situata të rrezikshme (p.sh. metale të shkrira, acide/baza, materiale që rrezatojnë);
— për pozitat e pasagjerëve me funksion ngritjeje më të lartë se 1,200 mm nga dyshemeja/terreni deri në platformën e pasagjerëve.
Ky dokument nuk përmban kërkesa sigurie për rimorkio që tërhiqen pas një kamioni.
Ky dokument nuk përmban kërkesa sigurie për kamionët me krahë ngritës.
Ky dokument nuk aplikohet për kamionët e prodhuar para datës së publikimit të tij.

Related directives

Directives related to this standards.

2006/42/EC

Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN ISO 3691-4:2020

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 3691-4:2023
10.00 Proposal for new project registered
4 shk 2025

Related project

Adopted from EN ISO 3691-4:2023 IDENTICAL

Adopted from ISO 3691-4:2023 IDENTICAL