Ky dokument teknik i CEN/TS jep dispozita plotësuese për përdorimin e elementëve strukturorë të rikuperuar në zbatimin e strukturave të çelikut në klasat EXC1 deri në EXC3, sipas EN 1090-2. Këto dispozita zbatohen për produktet që përdoren në struktura të cilat projektohen sipas EN 1993-1-1, pa përfshirë projektim ndaj tërmeteve dhe/ose lodhjes.
Ky dokument përcakton kërkesat për vlerësimin e ripërdorshmërisë së komponentëve strukturorë të rikuperuar dhe deklarimin e vetive mekanike dhe gjeometrike, si edhe saldueshmërisë së tyre. Vetitë që duhet të deklarohen janë ato që kërkohen si veti përkatëse sipas nenit 5.1 të EN 1090-2:
- forca (rrjedhëse dhe tërheqëse);
- zgjatueshmëria;
- tolerancat për dimensionet dhe formën;
- kushtet e dorëzimit pas trajtimit termik;
- saldueshmëria.
Ky dokument zbatohet për profile të petëzuar në të nxehtë me seksion të zbrazëta të përfunduara në të nxehtë ose të formuara në të ftohtë, të përdorura si produkte përbërëse sipas EN 1090-2.
Ky dokument CEN/TS gjithashtu mund të përdoret për vlerësimin e vetive të mësipërme edhe për produkte të përpunuara (të fabrikuara).
Rekomandimet për vlerësimin e lidhjeve, veçanërisht të saldimeve, janë jo të plota dhe vetëm për qëllime informative.
Ky dokument nuk zbatohet për produkte me trashësi të hollë sipas EN 1090-4, dhe as për elementë lidhës (vidha, bulona etj.)
IN_DEVELOPMENT
prDS CEN/TS 1090-201:2024
50.99
FDIS or proof approved for publication
12 maj 2025