Publikuar
Ky dokument specifikon udhëzime të projektimit tubave dhe rakorderive termoplastike të riciklueshme, të përdorura si produkte ndërtimi ose të përdorura për furnizimin me ujë të sistemeve të ujitjes.
SHËNIM 1 Komponentët e përdorur në sistemet e ujitjes, siç janë tubat fleksibël dhe tubat me vrima, nuk janë pjesë e këtij dokumenti.
SHËNIM 2 Tubat dhe pajisjet e përdorura për menaxhimin e kabllove nuk janë pjesë e këtij dokumenti.
SHËNIM 3 Amballazhimi i tubave dhe rakorderive nuk është pjesë e këtij dokumenti.
Udhëzimet në këtë dokument janë zhvilluar për të lehtësuar riciklimin mekanik.
SHËNIM 4 Udhëzimet mund të jenë gjithashtu të dobishme për riciklimin kimik.
Tuba dhe rakorderi termoplastike konsiderohen ato, ku vëllimi total i përbërjes/formulës termoplastike tejkalon 50%.
Ky dokument mund të përdoret gjithashtu për produkte të tjera termoplastike të përdorura në një sistem tubacionesh, siç janë pusetat, dhomat e inspektimit, kutitë e infiltrimit dhe valvulat.
PUBLISHED
DS CEN/TS 18116:2024
60.60
Standard published
10 korr 2025