Publikuar
Ky dokument përcakton metodën referuese, të përdorur për provën tip dhe në rast të papajtueshmërisë, për përcaktimin e përqindjeve të grimcave të thyer, grimcave të plota të thyera dhe grimcave të plota të rrumbullakosura në agregate natyralë të trashë dhe të përzier. Metoda të tjera mund të përdoren për qëllime të tjera, si për kontrollin e prodhimit në fabrikë, me kusht që të jetë krijuar një marrëdhënie e duhur pune me metodën referuese.
SHËNIM 1: Shembuj të metodave të avancuara të provës mund të gjenden në Bibliografi.
Ky dokument aplikohet për agregate të trashë që përfshijnë grimca brenda fraksionit të madhësisë 4/63 mm. Ai nuk aplikohet për agregate të lehta.
SHËNIM 2: Për agregatet e trashë midis 4 mm dhe 20 mm, përqindjet e sipërfaqeve të thyer janë të lidhura me koeficientin e rrjedhjes dhe mund të përdoren në lidhje me metodën e provës të specifikuar në standardin EN 933-6.
Kreu 7.1 specifikon procedurën për pjesët e provave që përbëhen nga një fraksion madhësie dhe Kreu 7.2 specifikon procedurën për pjesët e provave që përbëhen nga dy ose më shumë fraksione madhësie.
Udhëzime për masën e vlerësuar të fraksioneve me madhësi të ndryshme me rreth 100 grimca jepen në Shtojcën informative A.
Shembuj të aplikimit të procedurës së provës dhe një shembull i një fletë të dhënash të provës jepen në Shtojcat informative B dhe C.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
PUBLISHED
SSH EN 933-5:2022
60.60
Standard published
10 dhj 2024