1.1 Fushëveprimi i EN 1998-1-1
(1) Ky dokument është i zbatueshëm për projektimin dhe verifikimin e ndërtesave dhe strukturave të tjera për rezistencë ndaj tërmetit. Ai jep rregulla të përgjithshme që lidhen me të gjitha llojet e strukturave, me përjashtim të strukturave që i përkasin klasave të pasojave CC0 ose CC4.
SHËNIM Për detaje të mëtejshme mbi klasën e pasojave CC4, shihni 4.2.
(2) Ky dokument ofron kërkesat bazë të performancës dhe kriteret e pajtueshmërisë të zbatueshme për ndërtesat dhe strukturat e tjera për rezistencën ndaj tërmetit.
(3) Ky dokument jep rregulla për paraqitjen e veprimeve sizmike dhe përshkrimin e situatave sizmike të projektimit.
SHËNIM Disa lloje strukturash, të trajtuara në pjesë të tjera të Eurokodit 8, kanë nevojë për rregulla plotësuese të cilat janë dhënë në ato pjesë përkatëse.
(4) Ky dokument përmban metoda të përgjithshme për analizën strukturore dhe verifikimin nën veprimet sizmike, duke përfshirë strukturat e ndara nga bazamenti dhe strukturat me sisteme absorbues të shpërndara.
(5) Ky dokument përmban rregulla për modelimin dhe verifikimin e forcave dhe deformimeve përfundimtare.
1.2 Supozimet
(1) Supozimet e EN 1990 zbatohen për këtë dokument.
(2) Supozohet se asnjë ndryshim në strukturën dhe në masat që mbahen nga struktura nuk ndodh gjatë fazës së ndërtimit ose gjatë jetës së mëvonshme të strukturës në lidhje me projektin, përveç nëse sigurohet arsyetimi dhe verifikimi i duhur. Kjo vlen edhe për elementët ndihmës (shih 3.1.2). Për shkak të natyrës specifike të reagimit sizmik, kjo vlen edhe në rastin e ndryshimeve që çojnë në një rritje të rezistencës strukturore.
(3) Dokumentet e projektimit supozohen se tregojnë gjeometrinë, detajet dhe vetitë e materialeve të të gjithë elementëve strukturorë. Nëse është e përshtatshme, dokumentet e projektimit supozohet gjithashtu se përfshijnë vetitë e pajisjeve speciale që do të përdoren dhe distancat midis elementeve strukturorë dhe ndihmës. Dispozitat e nevojshme të kontrollit të cilësisë supozohet të jenë të specifikuara.
(4) Elementët me rëndësi të veçantë strukturore që kërkojnë kontroll të veçantë gjatë ndërtimit supozohet se identifikohen në dokumentet e projektimit dhe supozohet se metodat e verifikimit që do të përdoren janë të specifikuara.
(5) Supozohet se në rastin e klasës së lartë të veprimit sizmik (4.1.1(4)), specifikohen planet formale të sistemit të cilësisë, që mbulojnë projektimin, ndërtimin dhe përdorimin, si shtesë e procedurave të kontrollit të përshkruara në Eurokodet e tjera përkatëse.
PUBLISHED
SSH EN 1998-1:2004/AK:2021
PUBLISHED
SSH EN 1998-1:2004/AC:2009
PUBLISHED
SSH EN 1998-1:2004/A1:2013
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1998-1-1:2024
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
10 shk 2025
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.