DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 17235:2024

Pajisje ankorimi të përhershëm dhe lidhëse sigurie

Permanent anchor devices and safety hooks

General information

40.20     10 shk 2025

40.60    7 maj 2025

DPS

DPS/KT 136

European Norm

13.340.60  

Scope

Ky dokument specifikon vlerësimin e karakteristikave për pajisjet e ankorimit dhe lidhjet e sigurisë të menduara për t'u përdorur me sistemet personale të mbrojtjes nga rënia, për të parandaluar rënien e personave dhe ndalimin e rënies, si të fiksuara përgjithmonë në ndërtesa dhe në punime inxhinierike civile.
Lidhjet e sigurisë të mbuluara sipas këtij standardi janë të menduara gjithashtu për ngjitjen e shkallëve të lëvizshme të çatisë ose platformave të punës dhe kanë një hapje jo më pak se 80 mm dhe jo më shumë se 150 mm, shih Figurën 2. Lartësia h e lidhëses është të paktën 120 mm.
SHËNIM Sistemet personale të mbrojtjes nga rënia përdoren sipas EN 363:2018.
Ky standard mbulon gjithashtu kompletet e fiksimit të përdorura për të siguruar pajisjet e ankorimit ose lidhëse sigurie mbi ose në strukturën mbajtëse të ngarkesës.
Ai specifikon dimensionet thelbësore, materialet dhe kriteret për të vlerësuar performancën e strukturave përfaqësuese të ngarkesës.
Ky standard përshkruan metodat dhe kriteret për të vlerësuar performancën dhe qëndrueshmërinë e kompleteve të ankorimit të mëposhtëm:
- Kompleti A (Kit ankorimi që përfshin një pajisje të vetme ankorimi);
- Kompleti B (Kit ankorimi që përfshin një lidhëse sigurie);
- Kompleti C (Kit ankorimi që përfshin një linjë ankorimi me litarë horizontal);
- Kompleti D (Kit ankorimi që përfshin një linjë anlorimi horizontale me shinë).
Kompletet e përshkruara në këtë standard zakonisht përbëhen nga disa komponentë. Ato synohen të vlerësohen si një komplet në tërësinë e tij.
Ky standard nuk është i zbatueshëm për:
- Pajisjet e ankorimit të përkohshëm sipas EN 795:2012;
- Objektet për akses në çati sipas EN 516:2006;
- Shkallët e fiksuara përherë në çati sipas EN 12951:2004.
- Pajisjet e ankorimit të përhershëm dhe lidhëse sigurie të fiksuara me gozhdë.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 17235:2024
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
10 shk 2025

Related project

Adopted from EN 17235:2024 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login