Ky standard evropian specifikon metodat e provës dhe kërkesat e performancës për bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit për të kontrolluar nivelin e alkoolit të nxjerrë me anë të frymëmarjes. Ajo mbulon bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit të parashikuar për përdorim në programe për kundravajtësit që drejtojnë makinën në gjëndje të dehur si edhe në programet e monitoruara ose kontrolluara në një mënyrë të krahasueshme. Ky standard evropian adresohet në laboratorët e provave dhe prodhuesit e bllokuesave elektronik bazuar në nivelin e alkoolit. Ai përcakton kërkesat dhe proçedurat e provës për aprovimin e tipit. Disa parametra (siç janë përqëndrimi i alkoolit ose vëllimi i frymënxjerrjes) janë specifikuar në këtë standard evropian për qëllimin e testimit të tipit sipas vetëm këtij standardi evropian. Megjithatë, mund të jetë e nevojshme në sajë të rregullave teknike ose në varësi të kërkesave të përdoruesve për të vendosur vlerat e parametrave të përshkruar ndryshe kur bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit janë në përdorim. Ky standard evropian gjithashtu aplikohet për bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit të integruar në sisteme kontrolli të tjera të automjetit. Ky standard evropian nuk aplikohet për:
- bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit të parashikuar për përdorime parandaluese të përgjithshme (shiko EN 50436-2),
- Instrumentet matëse të përqëndrimit të alkoolit në ambientin e brendshëm të automjetit;
- bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit që nuk kanë pipëz;
- Metodat e instalimit dhe lidhjes në automjet
PUBLISHED
SSH EN 50436-2:2014
PUBLISHED
SSH EN 50436-1:2014
PUBLISHED
SSH EN 50436-2:2014/A1:2015
PUBLISHED
SSH EN 50436-1:2014/AC:2016
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 50436-1:2023
10.00
Proposal for new project registered
6 nën 2024