Publikuar
Ky dokument është i zbatueshëm për përcaktimin e VOC dhe SVOC në të cilat sasia e VOC dhe/ose SVOC e pritshme është më e madhe se 0.01% në masë dhe deri në 100 % në masë. Metoda e treguar në ISO 11890-1 përdoret kur përmbajtja VOC është më e madhe se 15% në masë. Ky dokument (metoda ISO 11890-2) zbatohet kur sistemi përmban VOC dhe SVOC, sepse rezultati i marrë për VOC sipas ISO 11890-1 mund të ndikohet nga SVOC. Për sasi të VOC më të vogël se 0,1%, përdoret si alternative metoda e hapësirës deri ne kokë e përshkruar në ISO 17895. ISO 11890-1 dhe ISO 17895 nuk mund të përdoren për përcaktimin e sasisë së SVOC. SHËNIM 1 Disa përbërës në produktet për lyerje dhe lëndët e para të lidhura me ato mund të dekompozohen gjatë analizës dhe të shkaktojnë VOC artificiale dhe/ose sinjale të SVOC. Keto sinjale janë produkt i metodës kur përcaktohet VOC dhe/ose SVOC në produktet e lyerjes dhe lëndët e para të tyre dhe nuk merren parasysh (shembuj janë dhënë në Shtojcën B). Kjo metodë supozon se materiali i avullueshëm është ujë ose lëndë organike. Megjithatë, komponentë të tjerë inorganik të avullueshëm mund të jenë të pranishëmdhe mund të jetë e nevojshme të përcaktohet sasia e tyre duke përdorur një metodë tjetër të përshtatshme dhe të përfshihet në llogaritje. Metoda e përcaktuar në këtë dokument nuk është e zbatueshme për përcaktimin e sasisë së ujit. SHËNIM 2 Nëse në produktin e lyerjes ose lëndët e para përbërëse të tyre janë të pranishëm acide ose baza organike dhe kriperat e tyre përkatëse sasia e përcaktuar me këtë metodë mund të mos jetë e saktë për shkak të një ndryshimi në balancën acid - bazë.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 11890-2:2013
PUBLISHED
SSH EN ISO 11890-2:2020
60.60
Standard published
19 mar 2024