Publikuar
IEC 60079-17:2013 aplikohet për përdoruesit dhe mbulon factorët që lidhen direct me inspektimin dhe mirëmbajtjen e instalimeve elektrike vetëm Brenda fushës së rrezikshmërisë, ku rreziku mund të shkarkohet nga gazet, avujt, mjergulla, pluhuri, fibrat ose fluturakët. Ai nuk përfshin:
- kërkesat e tjera për inspektimin dhe instalimin kryesor për instalimet elektrike;
- verifikimi i pajisjes elektrike;
- riparimi dhe rikuperimi i pajisjes së mbrojtur nga eksplozioni (shiko IEC 60079-19). Ky standard plotëson kërkesat e IEC 60364-6.
Në rastin e pluhurave fibrave dhe fluturakëve niveli i mirëmbajtjes mund të influencojë kërkesat për inspektim dhe mirëmbajtje. Ky standard parashikohet të aplikohet aty ku mund të ketë një risk në sajë të prezencës së përzierjes së pluhurit ose gazit eksploziv me shtresat e ajrit ose pluhurit të djegshëm në kushte normale atmosferike.
Ai nuk aplikohet për:
- zonat e minierave nëntokësore;
- pluhurat e eksplozivëve që nuk kërkojnë oksigjen atmosferik për djegje;
- substancat piroforike.
Ky botim i pestë anullon dhe zëvendëson botimin e katërt të publikuar në 2007 dhe konsiston në një rishikim teknik. Ndryshimet teknike të rendesishme në lidhje me botimin e mëparshëm janë si më poshtë:
- tabelat e inspektimit specifik të pajisjes për ndriçuesit, sistemet ngrohëse dhe motorët shtohen në aneksin A si shtojcë e tabelave konceptuale për mbrojtjen e përgjithshme;
- dokumenti është përditësuar për të plotësuar ndryshimet e bëra për IEC 60079-14 për inspektimin fillestar.
Fjala Kyç: Inspektimi dhe mirëmbajtja e instalimeve elektrike brenda zonave të rrezikshme, gazeve, avujve, mjergullës, pluhurat, fibrat të djegshme ose fluturakët.
PUBLISHED
SSH EN 60079-17:2014
PUBLISHED
SSH EN IEC 60079-17:2024
60.60
Standard published
29 shk 2024