Publikuar
Ky dokument specifikon metodën e vlerësimit të kostos së ciklit jetësor (LCC) dhe vlerësimin e ciklit jetësor (LCA) të tubave dhe pajisjeve të hekurit duktil të përdorur për shpërndarjen e ujit dhe që janë në përputhje me EN 545. Vlerësimi LCC bazohet në konceptet dhe metodat e zhvilluara në ISO 15686 5. Vlerësimi LCA bazohet në konceptet dhe metodat e zhvilluara në ISO 15686 6, EN 15804:2012+A2:2019, EN ISO 14040 dhe EN ISO 14044. Në këtë dokument, LCA është i kufizuar në vlerësimin e ndikimit mjedisor për shkak të emetimit të CO2 që lidhen me konsumin e burimeve natyrore ose e atyre energjitike dhe depozitimin e mbetjeve. Kategoritë e tjera të ndikimeve nuk janë në objektin e këtij dokumenti. Shtojcat informuese janë përfshirë në këtë dokument si një përmbledhje e referencave, faktorëve konsensualë dhe skenarëve me tubacione të ndryshme DI.
PUBLISHED
SSH EN 17800:2022
60.60
Standard published
18 qer 2024