Publikuar
Ky standard specifikon dy metoda për tretjen e disa elementëve të tokës, mbetjeve biologjike, llumrave dhe mbetjeve të trajtuara me përdorimin e një tretjeje në "ujin mbretëror". Tretja me "ujë mbretëror" nuk do të realizojë domosdoshmërisht dekompozimin total të kampionit ose mostrës së marrrë. Përqendrimet e analitit të ekstraktuar mund të mos pasqyrojnë domosdoshmërisht përmbajtjen totale në mostër, por përfaqësojnë metalet e tretshme në ujin mbretëror në kushtet e kësaj procedure testimi. Në përgjithësi pranohet që për qëllime të analizës mjedisore, rezultatet janë të përshtatshme për qëllimin e synuar për të mbrojtur mjedisin. Standardi është i zbatueshëm për elementët e mëposhtëm: alumini (Al), antimoni (Sb), arsenik (As), barium (Ba), berilium (Be), bor (B), kadmium (Cd), kalcium (Ca), krom (Cr), kobalt (Co), bakër (Cu), hekur (Fe), plumb (Pb), magnez (Mg), mangan (Mn), merkur (Hg), molibden (Mo), nikel (Ni), fosfor (P), kalium (K), selen (Se), argjend (Ag), natrium (Na), stroncium (Sr), squfur (S), telur (Te), talium (Tl), kallaj (Sn), titan (Ti), vanadium (V) dhe zink (Zn).
WITHDRAWN
SSH ISO 11466:2001
PUBLISHED
SSH EN ISO 54321:2021
60.60
Standard published
23 sht 2021