Publikuar
Ky dokument specifikon raportin e efikasitetit të ftohjes (CER) si një tregues kyç të performancës (KPI) për të përcaktuar sasinë e përdorimit efikas të energjisë për të kontrolluar temperaturën e hapësirave brenda qendrës së të dhënave. Ky dokument: a) përcakton raportin e efikasitetit të ftohjes (CER) të një qendre të dhënash; b) përshkruan marrëdhënien e këtij KPI me infrastrukturën e një qendre të dhënash, pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe operacionet e teknologjisë së informacionit; c) përcakton matjen, llogaritjen dhe raportimin e parametrit; d) jep informacion mbi interpretimin e saktë të CER. Shtojca A përshkruan korrelacionin e CER dhe KPI-ve të tjera. Shtojca B jep shembuj të aplikimit të CER. Shtojca C prezanton parametrat që ndikojnë në CER. Shtojca D përshkruan kërkesat dhe rekomandimet për derivatet e KPI-ve të lidhura me CER.
PUBLISHED
SSH EN 50600-4-7:2020
60.60
Standard published
21 qer 2021