Publikuar
Ky dokument krijon një sërë përkufizimesh të përbashkëta që lidhen me sipërmarrjen e grave si ato për bizneset në pronësi të grave dhe bizneset e drejtuara nga vetë gratë. Ky dokument përcakton gjithashtu kooperativat e drejtuara nga gratë dhe ndërmarrjet joformale të drejtuara po nga gratë. Këto përkufizime mund të përdoren, për shembull, në programet e fuqizimit ekonomik të grave (siç janë programet e prokurimit dhe tregtisë) dhe për mbledhjen e të dhënave të krahasueshme ndërkombëtarisht mbi sipërmarrjen e grave (përfshirë ndikimin në ekonomitë vendore dhe kombëtare).
Ky dokument siguron gjithashtu kritere për vlerësimin e faktorëve të rëndësishëm që lidhen me këto përkufizime, të tilla si pronësia, menaxhimi dhe kontrolli, si dhe mënyra se si të trajtohet hollimi me investime.
Shënim: Nëse një ndërmarrje nuk mund të kategorizohet sipas përkufizimeve të dhëna në këtë dokument, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ndërmarrja është në pronësi të meshkujve ose të udhëhiqet nga meshkujt.
Ky dokument nuk jep rekomandime se si të inicohen programet bazuar në përkufizimet dhe kriteret, për shembull në prokurimin publik. Për më tepër, ky dokument nuk trajton çështje të tilla si mënyra e promovimit të vlerësimit të konformitetit.
PUBLISHED
SSH IWA 34:2021
60.60
Standard published
13 sht 2021