IEC 60879: 2019 specifikon metodat e matjes së performancës së ventilatorëve komodë dhe rregullatorëve për qëllime shtëpiake dhe të ngjashme, duke përfshirë ventilatorët konvencionale, ventilatorët tip kullë dhe ventilatorët pa elikë, tensioni i tyre i vlerësuar nuk është më shumë se 250 V për ventilatorët njëfazorë dhe 480 V për ventilatorët e tjerë, dhe tensioni në hyrje I vlerësuar është më pak se 125 W. Sipas metodës së provës, ventilatorët komodë klasifikohen në dy grupe: - ventilatorët me bazament, ventilatorët tip tavoline, ventilatorët q[ instalohen në mure, ventilatorët tip frëngji ajrimi, ventilatorët tip kulle, ventilatorët pa elikë; - ventilatorët tavanorë. Kudo që është e zbatueshme, termi " ventilatorë" i përdorur në këtë dokument përfshin rregullatorin e tij të lidhur, nëse ka. Ky dokument nuk vlen për: - sigurinë e ventilatorëve elektrikë për qëllime shtëpiake dhe qëllime të ngjashme (IEC 60335-2-80); - Performanca e ventilatorëve të ventilimit (IEC 60665); - pajtueshmëri elektromagnetike e ventilatorëve (CISPR 14-1 dhe CISPR 14-2, IEC 61000-3-2, IEC 61000-3-3). Ky botim i dytë anulon dhe zëvendëson edicionin e parë të botuar në 1986. Ky botim përbën një rishikim teknik. Ky botim përfshin ndryshimet teknike vijuese të rëndësishme në lidhje me botimin e mëparshëm: a) përkufizimet e ventilatorëve janë rishikuar; b) metodat e provës për llojet e ndryshme të ventilatorëve janë rishikuar për të lejuar përdorimin e instrumenteve moderne të testimit; c) janë prezantuar metodat e matjes së zhurmës akustike dhe metodave të matjes së energjisë në pritje.
PUBLISHED
SSH EN 60879:2019
60.60
Standard published
7 shk 2020