Publikuar
Aplikohet për aparaturat elektrike dhe elektronike të parashikuara për përdorim në ambiente banimi, tregtare dhe të industrisë së lehtë. Kërkesat e imunitetit në bandën e frekuencave 0 Hz deri 400 GHz mbulohen. Asnjë provë nuk është e nevojshme të kryhet në frekuencat ku asnjë kërkesë nuk është specifikuar. Ky standard imuniteti i përgjithshëm për EMC është i aplikueshëm nëse nuk ekziston asnjë standard produkti i dedikuar përkatës ose të imunitetit të familjes së produktit ndaj EMC. Ky standard aplikohet për aparaturat e parashikuara të jenë të lidhura direkt me një rrjet publik kryesor i tensionit të ulët ose i lidhur me një burim të dedikuar të rrrymës së vazhduar DC i cili parashikohet për ndërfaqen midis aparaturës dhe rrjetit publik të tensionit të ulët. Ky standard aplikohet gjithashtu për aparaturat të cilat operojnë me bateri ose furnizohen nga një rrjet jo publik, por jo industrial, sistemi shpërndarje të tensionit të ulët nëse kjo aparatur është parashikuar të përdoret në vendndodhjet e përshkruara më lart. Ambientet e përfshira nga ky standard janë banimi, tregtare, dhe vendndodhje të industrisë së lehtë, si të jashtëme dhe të brendshme. Lista e mëposhtëme, megjithëse jo gjithëpërfshirëse, jep një tregues të vendndodhjes të clat janë përfshirë: - Vetitë residenciale, psh. shtëpitë, apartamentet; - dyqanet me pakicë, për shëmbull, dyqanet, supermarketet; - ambiente biznesi, psh zyra, banka; - zona për argëtimin public, psh kinema, bare, salla vallzimi; - ambiente të jashtëme, psh stacionet e hidrokarbureve, parqet e makinave, qendrat e sportit dhe të zbavitjes; - ambiente të industrisë së lehtë, psh workshope, laboratore, qëndra servisi. Ambientet të cilat karakterizohen nga qënja të furnizuar direct me tension të ulët nga rrjeti kryesor i furnizimit me energji konsiderohet të jenë residenciale, tregtare ose të industrisë së lehtë. Kërkesat e imunitetit janë përzgjedhur për të siguruar një nivel të përshatshëm të imunitetit për aparaturat në ambiente banimi, tregtare dhe të industrisë së lehtë. Nivelet nuk, megjithë rastet ekstreme të mbulimit, të cilat mund të ndodhin në një ambient, por me një propabilitet ndodhjeje ekstremisht të ulët.
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/30 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me përputhshmërinë elektromagnetike (riformulim)
Direktiva e BE 2014/53 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 16 Prill 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve të radios dhe shfuqizimin e Direktivës së KE/1999/5
PUBLISHED
SSH EN IEC 61000-6-1:2019
PUBLISHED
SSH EN IEC 61000-6-1:2019
60.60
Standard published
19 gush 2019
PUBLISHED
SSH EN IEC 61000-6-1:2019