Publikuar
Ky standard ofron udhëzimet e protokollit për përcaktimin e karakteristikave e vetive shpërthyese dhe aftësisë ndezëse të pluhurave që përmbajnë nano-objekte të prodhuara. Këto karakteristika të vetive shpërthyese dhe aftësisë ndezëse janë të nevojshme për skedarët e të dhënave të sigurisë për ruajtjen, trajtimin dhe transportimin e sigurt të çdo pluhuri.
Në veçanti, ky standard ofron udhëzime protokollare në lidhje me: - përcaktimin e karakteristikave të aftësisë ndezëse të pluhurave që përmbajnë nano-objekte me ndjeshmëri të lartë ndaj burimeve të ndezjes; - aftësinë e pluhurave të cilat përmbajnë nano-objekte për të gjeneruar një atmosferë shpërthyese dhe vlerësimin e karakteristikave të tyre shpërthyese. Gjithashtu, ky standard nuk është i zbatueshëm për lëndët plasëse të tilla siç janë baruti dhe dinamiti, lëndët plasëse të cilat nuk kërkojnë oksigjen për tu djegur, ose substanca dhe përzierje substancash të cilat në disa rrethana mund të kenë ngjashmëri me lëndët plasëse të cituara më lart.
PUBLISHED
DS CEN/TS 17274:2018
60.60
Standard published
15 korr 2019