Publikuar
Ky standard përcakton kërkesat për marrjen e mostrave dhe trajtimin e matricave komplekse në mënyrë që të sigurohet një shpërndarje e lëngut me përqëndrim të lartë të nano-objekteve të cilat janë me interes. 
Gjithashtu ky standard ofron udhëzime për zbulimin dhe identifikimin e nano-objekteve specifike në matrica komplekse, siç mund të jenë: ndarjet mjedisore me ambient të lëngshëm, ujërat e ndotur dhe produktet e konsumit (si p.sh. ushqimi dhe kozmetika). 
Metodat e zbulimit dhe të identifikimit të përdorura në këtë standard bazohen në kombinimin e klasifikimit të madhësisë dhe analizës së përbërjes kimike të nano-objekteve. Gjithashtu metoda e identifikimit mund të mbështetet dhe në morfologjinë e tyre.
                    PUBLISHED
                    DS CEN/TS 17273:2018
                    60.60
                                        Standard published
                    15 korr 2019