Publikuar
Standardi 60156:2018 specifikon metodën për përcaktimin e tensionit të ndarjes dielektrike të lëngjeve izolues në frekuencën e fuqisë. Procedura e testimit kryhet në një aparaturë të specifikuar, ku kampioni i vajit i nënshtrohet një fushe elektrike në rritje AC derisa të ndodhë ndarja. Metoda aplikohet për të gjitha llojet e lëngjeve izoluese me viskozitet nominal deri në 350 mm2/s në 40°C. Është e përshtatshme si për testimin e pranimit të lëngjeve të papërdorura në kohën e dorëzimit të tyre dhe për përcaktimin e gjendjes së mostrave të marra në monitorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. Ky botim i tretë anulon dhe zëvendëson edicionin e dytë të botuar në vitin 1995. Ky edicion përbën një rishikim teknik dhe kryesisht, konfirmon përmbajtjen e edicionit të mëparshëm edhe nëse janë përfshirë disa përparime. Metoda e testimit nuk është ndryshuar për arsye praktike për shkak të numrit shumë të madh të instumentave (pajisjeve) të shpërndara nëpër botë edhe nëse aktualisht rekomandohet përdorimi i nxitjes.
PUBLISHED
SSH IEC 60156:2018
60.60
Standard published
30 pri 2019