DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH ISO 29400:2015

Anije dhe teknologji detare - Energjia e erës në det të hapur – Operacionet detare dhe portuale

Ships and marine technology - Offshore wind energy - Port and marine operations
26 qer 2019

General information

60.60     23 pri 2019

DPS

DPS/KT 320

Pure national standard

47.020.50  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky standard ndërkombëtar jep kërkesa dhe udhëzime gjithëpërfshirëse për planifikimin dhe projektimin e operacioneve detare dhe portuale, duke përfshirë të gjitha dokumentet dhe punimet që lidhen me operacione të tilla, p.sh. projektimin dhe analizën e komponentëve, sistemeve, pajisjeve dhe procedurave të kërkuara për kryerjen e operacioneve detare dhe portuale, si dhe metodat ose procedurat e zhvilluara për t'i kryer ato në mënyrë të sigurt.

Ky standard ndërkombëtar ka për qëllim të jetë gjithëpërfshirës, ​​duke mbuluar të gjitha informacionet përkatëse që lidhen me operacionet detare e portuale të nevojshme për instalimin dhe mirëmbajtjen e kantiereve në det të hapur. Nuk është i zbatueshëm për rastin e turbinave lundruese të ankoruar në shtratin e detit.

Ky standard ndërkombëtar është i zbatueshëm për operacionet portuale dhe detare si dhe për strukturat në det të hapur duke përfshirë:

— themelet e përbëra prej strukturave çeliku e betoni (GBS);
— themelet e përbëra prej strukturave të shtyllave prej çeliku;
— platformat nën detare struktura themelesh me pilota;
— kullat çeliku që formojnë pjesë të gjeneratorëve të turbinave me erë (WTG);
— njësitë e lëvizshme në det të hapur (MOU): platformat detare;
— rrjetet e kabllove si dhe kabllot e eksportit.

Ky standard ndërkombëtar është gjithashtu i zbatueshmëm për modifikimet e strukturave ekzistuese, p.sh. instalimin e moduleve shtesë ose shkëmbimin e komponentëve.

Ky standard ndërkombëtar nuk është i zbatueshëm për veprimet e mëposhtme:

— veprimet ndërtimore, p.sh. në një kantier prodhimi në tokë, ku nuk ka ekspozim ndaj mjedisit detar;
— aktivitetet operacionale dhe rutinë gjatë jetës së shërbimit të erës në lidhje me punët teknike të mirëmbajtjes që rregullisht kërkohet për komponentët;
— zhytjet;
— operacionet detare në lidhje me operacionet rutinë gjatë shërbimit të jetës së energjisë së erës në det të hapur.

Ky standard ndërkombëtar mban parasysh pajtueshmërinë me rregullat ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Ky standard ndërkombëtar nuk zëvendëson rregulloret në fuqi.

Life cycle

NOW

PUBLISHED
SSH ISO 29400:2015
60.60 Standard published
23 pri 2019