Publikuar
1.1 Ky standard evropian specifikon procesin dhe kërkesat teknike për zhvillimin e softuerit për sistemet elektronike të programueshme për përdorim në mjetet hekurudhore. Jashtë fushës së këtij standardi është softueri që: është pjesë e pajisjes sinjalizuese (CENELEC zbatimet e nën-komitetit SC9XA) të instaluar në bordin e trenit. 1.2 Ky standard evropian aplikohet ekskluzivisht ër softuerin dhe ndërveprimin ndërmjet softuerit dhe sistemit pjesë e të cilit është. 1.3 Hyrja qëllimisht mbetet bosh. 1.4 Ky standard evropian aplikohet për softuerin e lidhur me sigurinë si edhe me jo sigurinë, duke përfshirë për shëmbull: -programimin e zbatimit, - sistemet e operimit, - instrumentet mbështetëse, - kompjuter që shërben si server. Programimi i aplikacionit përbëhet nga një programim të nivelit të lartë, programim i nivelit të ulët dhe programim për qëllime special. ( për shëmbull Logjika e shkallës së kontrollorit ligjik të programueshëm). 1.5 Ky standard evropian gjithashtu i adresohet përdorimit të softuerit dhe instrumenteve ekzistuese. Softueri i tillë mund të përdoret, nëse kërkesat specifike në 7.3.4.7 dhe 6.5.4.16 në softuerin ekzistues dhe për instrumentet në 6.7 janë përmbushur. 1.6 Softueri zhvillohet sipas një version të vlefshëm të EN 50128 konsiderohet në përputhje me këtë standard. Softueri fillimisht I zhvilluar në përputhje me ndonjë version të EN 50128, është konsideruar gjithashtu sin ë përputhje dhe jo subject për kërkesat mbi softuerin ekzistues. Softueri SIL1-SIL4 zhvillohet nën EN 50657 gjithashtu në përputhje me EN 50128:2011. 1.7 Ky standard evropian konsideron që projekti modern i aplikimit shpesh përdor softuer të përshtatshëm si bazë për aplikime të ndryshme. Programi i kërkimit pastaj konfigurohet nga të dhënat e aplikacionit për prodhimin e softuerit të ekzekutueshëm për aplikacionin. Ky standard evropian zbatohet për softuer të tillë. Përveç kësaj, do të jepen kërkesa specifike për të dhënat e aplikimit. 1.8 Hyrja qëllimisht mbetet bosh. 1.9 Ky standard evropian nuk synon të jetë retrospektiv. Prandaj aplikohet fillimisht për zhvillimet e reja dhe vetë aplikohet në tërësinë e saj për sistemet ekzistuese nëse ato janë subject I modifikimeve të mëdha. Për ndryshime të vogla, zbatohet vetëm 9.2. Sidoqoftë, rekomandohet aplikimi i këtij standardi evropian gjatë përmirësimit dhe mirëmbajtjes së softuerit ekzistues. 1.10 Seksionet përkatëse të këtij standardi softueri janë gjithashtu të zbatueshme për komponentët e programueshëm (p.sh., FPGA dhe CPLD), përveç standardit hardware të aplikueshëm (p.sh. EN 50129, EN 50155, EN 61508 2). Megjithatë, këto nuk janë të mbuluara nga standardi hardware. Kur është e mundur të gjykohet në mënyrë ekstensive logjika e programueshme për të gjitha inputet e mundshme dhe shtetet e logjikës së brendshme, kjo standard evropian nuk zbatohet.
Directives related to this standards.
DIREKTIVA 2008/57/EC E PARLAMENTIT EUROPIAN DHE E KËSHILLIT datës 17 qershor 2008 mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit (rinovim)
PUBLISHED
SSH EN 50657:2017
60.60
Standard published
28 jan 2019
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 50716:2024