Publikuar
Ky dokument përshkruan se si bëhen matjet duke siguruar metoda matëse për të siguruar të dhëna të riprodhueshme për energjinë e furnizuar në një makinë metalprerëse në kushte të caktuara.
Për më tepër, ai ofron metoda për përcaktimin e sasisë energjisë së furnizuar me komponentët per të caktuar ndarjen e funksioneve të makinave metalprerëse siç përshkruhen në standardin ISO 14955-1.
Dokumenti mbështet metodologjinë e projektimit të kursimit të energjisë sipas ISO 14955-1, duke siguruar metoda matëse për energjinë e furnizuar në makinat metalprerëse. Caktimi i energjisë së furnizuar në funksionet e makinave metalprerëse kërkon matje në nivelin e komponentëve të makinës metalprerëse. Këto matje duhen të jenë të riprodhueshme dhe të pavarura nga kushte të tjera nga ato që regjistrohen dhe dokumentohen.
Rezultatet e matjeve synojnë të dokumentojnë përmirësime në projektim, veçanërisht në aspektet e energjisë, dhe / ose të lejojnë vlerësimin e energjisë së përfshirë në prodhimin e një pjese të caktuar nga një makinë metalprerëse. Çdo krahasim kërkon kushte të njejta dhe siguron sipas specifikimit dhe matjes që rezultate të ngjashme janë arritur.
PUBLISHED
SSH ISO 14955-2:2018
60.60
Standard published
28 jan 2019