Publikuar
IEC 61496-3:2018 është i vlefshëm si IEC 61496-3:2018 RLV i cili përmban Standardin Ndërkombëtar dhe versionin me vijë të kuqe të tij, që tregon të gjitha ndryshimet e përmbajtjes teknike krahasuar me botimin e mëparshëm
IEC 61496-3:2018 Specifikon kërkesat shtesë për projektimin, ndërtimin dhe provat e pajisjes mbrojtëse elektro sensitive pa kontakt (PMES) e projektuar veçanërisht për të zbuluar personat si pjesë e sistemit të sigurisë, që përdorin pajisjet active mbrojtëse opto-elektronike që reagojnë lehtë ndaj refleksionit difuz (PAMOERD-e) për funksionin e ndjeshmërisë. Vëmëndje speciale i jepet kërkesave të cilat sigurojnë që një siguri e përshtatshme lidhur me performancën të arrihet. Një PMES mund të përfshijë sigurinë optimale lidhur me funksionet, kërkesat për të cilën jepen si në Aneksin A të kësaj pjese dhe në Aneksin A të IEC 61496-1. IEC 61496-3: 2018 nuk specifikon dimensionet ose konfigurimet e zonës së zbulimit dhe disponimin e tij në lidhje me pjesët e rrezikshme për çdo aplikim të veçantë, e as çfarë përbën një gjendje të rrezikshme të çdo makine. Është e kufizuar në funksionimin e ESPE dhe se si ndërlidhet me makinën. AOPDDRs janë pajisje që kanë ose
- një ose më shumë zona zbulimi të specifikuara në dy dimensione (AOPDDR-2D), ose
- një ose më shumë zona zbulimi të specifikuara në tre dimensione (AOPDDR-3D)
ku rrezatimi në zonën e afërt të rrezeve infra të kuqe emetohet nga një element emetues.
Kur rrezatimi i emetuar ndikon në një objekt (për shembull, një person ose pjesë të një personi), një pjesë e rrezatimit të emetuar reflektohet tek një element(ë) marrës nga reflektimi i shpërndarë. Ky reflektim përdoret për të përcaktuar pozicionin e objektit. Pajisjet optoelektronike që kryejnë vetëm një matje të vetme njëdimensionale si një pikë, për shembull, çelsat e afërsisë optike, nuk mbulohen nga ky dokument. IEC 61496-3: 2018 nuk i adresohet atyre aspekteve të kërkara për klasifikimin ose diferencimin kompleks të objektit të zbuluar. IEC 61496-3: 2018 nuk i adresohet kërkesave dhe testeve për aplikim në natyrë. Përjashtuar nga IEC 61496-3: 2018 janë AOPDDRs që përdorin rrezatim me kulmin e gjatësisë së valës jashtë rrezes 820 nm deri 950 nm dhe ata që përdorin rrezatim tjetër përveç atyre të gjeneruara nga vetë AOPDDR. Për ndjeshmërinë e pajisjeve që përdorin rrezatim të gjatësisë së valëve jashtë kësaj game, ky dokument mund të përdoret si një udhëzues. IEC 61496-3: 2018 është i rëndësishëm për AOPDDR-të që kanë një madhësi minimale të zbulueshmçrisë së objektit në rangun prej 30 mm deri në 200 mm. IEC 61496-3: 2018 mund të jetë me rëndësi për aplikime të ndryshme nga ato për mbrojtjen e personave, për shembull, për mbrojtjen e makinerive ose produkteve nga dëmtimet mekanike. Në ato aplikacione, kërkesa të ndryshme mund të jenë të përshtatshme, për shembull kur materialet që duhet të njihen nga funksioni ndjesor kanë veçori të ndryshme nga ato të personave dhe veshjeve të tyre. IEC 61496-3:2018 nuk merret me kërkesat e pajtueshmërisë elektromagnetike. IEC 61496-3:2018 anullon dhe zëvendëson botimin e dztë të 2008. Ky botim konsiston në një rishikim teknik. IEC 61496-3:2018 përfshin ndrzshimet teknike krzesore të mëposhtëme krahasuar me botimin e mëparshëm:
a)Shtrirja e fushës së zbatimit nga AOPDDR-2D në AOPDDR-3D;
b) Shtrirja e fushës së zbatimit nga Tipi 3 ESPE në Typin 2 ESPE;
c) Implementimi i kërkesave dhe procedurave të proves për AOPDDR-3D dhe Typin 2 ESPE;
d) listimi i monitorimit të kufirit referues si një funksion opsional i ESPE;
e)Implementimi i instruksioneve për pozicionimin e AOPDDR-3D në lidhje me pjesët e trupit të njeriutë
f) rishikohen kërkesat për kombinimin e dështimeve të vetme me kushtetpër jo deshtim ose rreyik, shiko për shembull 4.2.2.4, paragrafi I fundit.
IEC 61496-3:2018 duhet të përdoret në lidhje me IEC 61496-1:2012.
WITHDRAWN
SSH IEC 61496-3:2008
PUBLISHED
SSH IEC 61496-3:2018
60.60
Standard published
28 jan 2019