Publikuar
Kz specifikim teknik specifikon një protokoll për transmetimin nga njëra pike te tjetra të alarmit, demtimeve, sinjaleve të kontrollit dhe monitorimin e komunikimit, ndërmjet një njësie Lokale dhe kontrollorëve dhe Qëmdre për marrjen e Alarmit duke përdorur protokoll interneti(IP). Protokolli parashikohet për përdorim mbi ndonjë rrjet që mbështet transmetimin e të dhënave të IP me cilësi të mjaftueshme të shërbimit për të mbështetur VoIP ose një Kanal yanor të veçantë. Protokolli i alarmit përcaktohet si një skemë XML dike përfshirë tipet e alarmit, kodet dhe informacione shtesë të nevojshme. Protokolli i alarmit është një protokoll shtrese aplikacioni që përdor një prtokoll interneti tjetër si një protokoll transporti për të manovruar me funksionet e adresimit dhe transportit. Protokolli i transportit fillimisht përcaktohet në këtë specifikim teknik si SIP (Protokolli Fillestar i Sesionit). Karakteristikat e performancës së sistemitpër transmetimin e alarmit spevcifikohen në EN 50134-5. Karakteristikat e performancës së Njësisë Lokale dhe Kontrolluesit pritet të përputhen me kërkesat e standardit shoqërues për sistemet e alarmit dhe të aplikohet për transmetimin e alarmeve sociale. Protokollet e përshkruara në këtë standard bayohen në standardi SCAIP SS 91100:2014 (7) dhe përcaktohet më prapa përputhja me produktet ekzistuese bazuar në standardin SCAIP
PUBLISHED
DS CLC/TS 50134-9:2018
60.60
Standard published
25 jan 2019