Ky standard evropian specifikon kërkesat për performancën, besueshmërinë dhe karakteristikat e sigurisë të sistemeve të transmetimit të alarmit. Ai mbulon kërkesat e përgjithshme për lidhjet që japin linjalin ndërmjet një sistemi alarmi në një ndërtesë të survejuar dhe pajisjes së lajmërimit një qëndër të marrjes së alarmit. EN 50136-1 aplikohet për sistemet e transmetimit për të gjithë tipet e mesazheve të alarmit të tilla si zjarr, ndërhyrje, kontroll aksesi, alarm social etj. Tipet e ndryshme të sistemeve të alarmit mund gjithashtu të dërgojnë si shtesë për mesazhet e alarmit tipe të tjera mesazhesh, si psh mesazhe të gabuara dhe mesazhe statusi. Këto mesazhe konsiderohen gjithashtu të jenë mesazhe alarmi në kontekstin e këtij standardi. Termi Alarm përdoret në këtë sens në të gjithë dokumentin. Kërkesa shtesë të transmetimit të alarmit për tipet sëecifike të sistemeve të alarmit jepen në standardet evropiane përkatëse.
PUBLISHED
SSH EN 50136-1:2012/A1:2018
60.60
Standard published
22 jan 2019