Publikuar
Ky standard specifikon kërkesat, kriteret e performances dhe proçedurat e proves, pajisjet e kontrollit dhe pajisjet treguese (CIE) të parashikuara për përdorm në sistemet e alarmit për mbrojtje ndaj grabitjeve dhe ndërhyrjeve (I&HAS) të instaluara në ndërtesa. Ky document zbatohet gjithashtu për CIE që përdoren në IAS dhe HAS. CIE mund të inkorporohen duke proçesuar funksionet e komponentëve të tjerë I&HAS ose kërkesat e proçesimit të saj mund të shpërndahen midis componentëve të tillë. Ky standard specifikon kërkesat për CIE e instaluar në ndërtesa duke përdorur ndërlidhjet pa tel ose ato me tel specifike ose jo specifike. Këto kërkesa gjithashtu aplikohen për ACE që janë instaluar Brenda ose jashtë ambientit të vëzhguar dhe montohet në ambientin e brendshëm ose të jashtëm. Aty ku CIE ndan mjetet e zbulimit, ndërlidhjes, kontrollit, komunikimit, përpunimit dhe/ose furnizimit me fuqi me zbatime të tjera, këto kërkesa zbatohen vetëm për funksionimin e I&HAS. Ky standard specifikon kërkesat e performances për CIE në të cilën katër shkallët e sigurisë identifikohen në standardin EN 50131-1, “Sistemet e alarmit - Sistemet e mbrojtjes ndaj ndërhyrjeve dhe grabitjeve - Pjesa 1: Kërkesat e sistemit”. Kërkesat specifikohen gjithashtu për katër klasa mjedisore që mbuljnë zbatime për mjedise të brendshme dhe të jashtëme. Ky standard përfshin funksionet e detyrueshme, të cilat do të përdoren për gjithë CIE për shkallët e përshtatshme të sigurisë, si dhe për funksionet jo të detyrueshme që mund të përdoren si shtesë. Ky standard nuk merret me kërkesat për përputhjen me direktivat evropiane, siç është Direktiva EMC dhe LVD, Direktiva e tensionit të ulët, etj përveç kur në të ajo specifikon kushtet e punës së pajisjes për provën e ndjeshmërisë ndaj EMC siç kërkohet nga EN 50130-4.
Shënim Në këtë standard referenca për termin “I&HAS” përdoret kudo, përveç se ku gjenden nevoja specifike për dallimin e porcioneve IAS dhe HAS të një sistemi. Termi parashikohet të përfshijë IAS dhe HAS kur sisteme të tilla instalohen të ndara.
PUBLISHED
SSH EN 50131-3:2009/AC:2010
60.60
Standard published
22 jan 2019