Publikuar
Ky dokument specifikon llojet e ndryshme të dokumenteve të inspektimit të elementit shtrëngues të lëshuar nga prodhuesi ose distributori dhe/ose nga përfaqësuesi i jashtëm i autorizuar me kërkesë specifike të blerësit në kohën e porosisë.
- deklarimi i konformitetit (F2.1);
- raportet e provës (F2.2, F3.1 dhe F3.2).
Shënim: Zakonisht përdoret termi "certifikatë" por për dokumentet e inspektimit të elementit shtrëngues, terminologjia që do të përdoret është "raporti i provës".
Ky dokument specifikon kërkesat për përmbajtjen e çdo dokumenti inspektimi të elementit shtrëngues në lidhje me porosinë, të standardeve përkatëse dhe/ose kërkesat e specifikuara.
Dokumenti është i zbatueshëm për elementët e përfunduar të shtrëngimit si bulona, vidha, prizhionierë, rondele, kunja, thumba, etj., prej çeliku, çeliku inox, metalesh me ngjyrë ose materialesh jo metalike.
Ky dokument nuk zbatohet për përdorime të veçanta ose aplikime të projektuara posaçërisht që kërkojnë lloje të tjera procedurash (p.sh. mostrat fillestare).
Shembuj të dokumenteve të inspektimit jepen në Shtojcën A. Ndërsa në Shtojcën B jepet shembulli i një sistemi kodifikimi që identifikon seksionet e dokumenteve të inspektimit të elementit shtrëngues
PUBLISHED
SSH EN ISO 16228:2018
60.60
Standard published
10 korr 2018