Ky standard evropian specifikon kërkesat për sistemet e alarmit kundër ndërhyrjeve dhe grabitjeve të instaluara në ndërtesa që përdorin ndërlidhje me tel specific dhe jo specific ose ndërlidhje pa tel wire-free. Këto kërkesa aplikohen gjithashtu për componentët e një I&HAS të instaluar në ndërtesë të cilët janë montuar në strukturat e jashtëme të ndërtesës p.sh. pajisje ndihmëse të kontrollit ose pajisje paralajmëruese. Standardi nuk përfshin kërkesat për I&HAS të jashtëm. Ky standard specifikon kërkesat e performances për I&HAS të instaluar por nuk përfshin kërkesat për projektimin, planifikimin, instalimin, operimin ose mirëmbajtjen. Këto kërkesa aplikohen gjithashtu për rrjetin që ndan I&HAS nga zbulimi, interkoneksioni, kontrolli, komnikimi dhe furnizimi me energji me pajisjet e tjera. Funksionimi i një I&HAS nuk do të influencohet në të kundërt nga pajisjet e tjera. Kërkesat janë specifikuar për komponentët e I&HAS ku mjedisi përkatës është klasifikuar. Ky klasifikim përshkruan mjedisin në të cilin një component I&HAS mund të pritet të funksionojë siç është projektuar. Kur këkesat e katër klasave mjedisore janë të papërshtatshme, në sajë të kushteve ekstreme të eksperimentuar në vende gjeografike të caktuara, kushtet speciale kombëtare do të jepen në Aneksin A. Kërkesat e përgjithshme mjedisore për componentët I&HAS përshkruhen në klauzolën 7. Kërkesat e këtij standardi evropian aplikohen gjithashtu për IAS dhe HAS kur këto sisteme janë instaluar në mënyrë të pavarur. Kur një I&HAS nuk përfshin funksionet lidhur me zbulimin e ndërhyrjeve, kërkesat lidhur me mbrojtjen ndaj ndërhyrjeve nuk aplikohen Kur një I&HAS nuk përfshin funksionet lidhur me grabitjen, kërkesat lidhur me mbrojtjen ndaj grabitjeve nuk aplikohen.
Shënim edhe po të mos jetë cituar shkurtimi I&HAS parashikohet të nënkuptojë gjithashtu IAS dhe HAS
PUBLISHED
SSH EN 50131-1:2006/A2:2017
60.60
Standard published
17 korr 2018