Publikuar
Ky standard ndërkombëtar specifikon kërkesat për një sistem menaxhimi që të mundësojë një strukturë të riciklimit të anijeve për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat, politikat dhe objektivat në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërmarrë operacione të riciklimit të anijeve të sigurta dhe mjedisore në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kërkesat e sistemit të menaxhimit marrin parasysh kërkesat e përshtatshme ligjore, standardet e sigurisë dhe elementët mjedisorë në mënurë që strukturat e riciklimit të anijeve të jenë sigurta.
Ky standard ndërkombëtar zbatohet për të gjithë procesin: pranimin e një anijeje për riciklim nga objekti; vlerësimin e rreziqeve në anije; identifikimin dhe përputhjen me çdo njoftim të zbatueshëm dhe kërkesat e importit për anijet që do të riciklohen; kryerjen e procesit të riciklimit në një mjedis të shëndoshë dhe mënyrë të sigurt; kryerjen e trajnimeve të kërkuara; sigurimi i disponueshmërisë së lehtësive sociale (p.sh. ndihma e parë, kontrolle shëndetësore, ushqim dhe pije); magazinimin dhe përpunimin e materialeve dhe mbeturinave nga anija; menaxhimin e rrjedhës së mbetjeve dhe riciklimin e rrjedhës, duke përfshirë marrëveshjet kontraktuale; dhe kontrollet e dokumentacionit për procesin, duke përfshirë çdo njoftim të zbatueshëm për asgjësimin përfundimtar të anijes.
Ky standard ndërkombëtar është i zbatueshëm për çdo objekt riciklimi të anijeve që:
a) vendos, zbaton, mirëmban dhe përmirëson një sistem të menaxhimi të sigurt për mjedisin për riciklimin e anijeve;
b) siguron vetveten në përputhje me politikën e tij të deklaruar të sigurt dhe ekologjikisht të shëndoshë të menaxhimit;
c) demonstron konformitetin me këtë standard ndërkombëtar:
1. duke bërë vetëvendosje dhe vetëdeklarim, ose
2. duke kërkuar konfirmimin e përputhshmërisë së tij me palët që kanë interes në objektin siç janë konsumatorët, ose
3. duke kërkuar konfirmimin e vetëdeklarimit të tij nga një palë jashtë organizatës, ose
4. duke kërkuar certifikimin/regjistrimin e sistemit të tij të menaxhimit nga një organizatë e jashtme.
Të gjitha kërkesat e këtij standardi ndërkombëtar kanë për qëllim të përfshihen në sistemet e menaxhimit të çdo objekti të riciklimit të anijeve. Për të qenë në përputhje me këtë standard ndërkombëtar, sistemet e menaxhimit japin të gjitha kërkesat. Një krahasim i këtij atandardi ndërkombëtar dhe i Konventës Ndërkombëtare IMO të planifikuar për riciklimin e sigurt të ajrit dhe të sigurt të mjedisit jepet në Aneksin A.
PUBLISHED
SSH ISO 30000:2009
60.60
Standard published
13 korr 2018