Publikuar
Ky dokument përfshin kërkesat e sistemit të menaxhimit të cilësisë EN ISO 9001:20152 dhe përcakton kërkesat shtesë të aviacionit, hapësirës dhe industrisë së mbrojtjes, përkufizimet dhe shënimet.
Theksohet se kërkesat e specifikuara në këtë dokument janë plotësuese (jo alternative) ndaj kërkesave të konsumatorëve dhe të zbatueshme ligjore dhe normative.
Nëse ekziston një konflikt ndërmjet kërkesave të këtij dokumenti dhe konsumatorit ose kërkesave ligjore ose normative të zbatueshme, ky i fundit do të ketë përparësi.
Ky standard ndërkombëtar specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë, kur një organizatë:
a) duhet të demonstrojë aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe të zbatueshme ligjore dhe normative dhe,
b) ka për qëllim të rrisë kënaqësinë e klientit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e konsumatorëve dhe kërkesat ligjore e normative.
Të gjitha kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar janë të përgjithshme dhe kanë për qëllim të jenë të zbatueshme për çdo organizatë, pavarësisht nga lloji ose madhësia e saj, ose produktet dhe shërbimet që ajo ofron.
PUBLISHED
SSH EN 9100:2018
60.60
Standard published
13 korr 2018