Publikuar
Ky standard evropian aplikohet për aparaturat e sinjalizimit dhe telekomunikacionit të cilat janë instaluar në mjediset hekurudhore. Aparaturat e sinjalizimit dhe telekomunikacionit të montuara në automjete mbulohet nga EN 50121-3-2:2016, aparaturat e sinjalizimit dhe telekomunikacionit të montuara brenda nënstacionit dhe të lidhura me pajisjet e nënstacionitmbulohen nga EN 50121-5:2016. Ky standard evropian specifikon limitet për emetimin dhe imunitetin dhe jep kriteret e performancës për aparatet sinjalizuese dhe të telekomunikacionit (S&T) të cilat mund të interferojnë me aparate të tjera në mjedise hekurudhore, ose risin emetimet totale për mjedisin hekurudhor përtej limiteve të përcaktuara në standardin përkatës dhe kështu rrezikun e shkaktuar nga Interferenca Elektro-magnetike (EMI) për aparaturat jashtë sistemit hekurudhor. Kërkesat be specifikuara të dhëna në këtë standard aplikohen për : - Pajisje vitale sic është mbyllja e brendshme ose komandimi ose kontrolli; - aparaturat brenda zonës 3 m; - Porta e aparaturave brenda zonës 10 m me lidhje brenda zonës 3 m; portat e aparaturave brenda zonës 10 m me gjatësi kablli length > 30 m. Aparaturat e tjera jo të mbuluara nga të paktën një nga këto raste të dhëna duhet të jenë në përputhje me EN 61000-6-2. Në qoftë se një port parashikohet të transmetojë ose marr për qëllim të komunikimit me radio (radiatorët e parashikuar për këtë qëllim. Psh sistemet marrëse), pastaj kërkesat e emetimit të rrezatuar në këtë standard nuk janë] parashikuar të jenë të aplikueshme për transmetimet e parashikuara nga një radio-transmetues sic përcaktohet nga ITU. Limitet e imunitetit nuk aplikohen në bandat përjashtuese sic përcaktohet në stanndardin lidhur me EMC korrespondues për pajisjet radio. Standardi nuk specifikon kërkesat e sigurisë personale bazë për aparaturat të tilla si mbrojtja kundër shokut elektrik, operacionet e pasigurta, bashkërendimi i izolimit dhe provat dielektrike të lidhura me të. Kërkesat zhvillohen për dhe janë të aplikueshme për këtë komplet aparatesh kur ato operojnë nën kushte normale. Kushtet e gabuara të operimit të aparaturave nuk merren parasysh. Shkalla e frekuencës e marrë parasysh është prej 400 GHz rrymë të vazhduar. Asnjë matje nuk është e nevojshme të kryhet në frekuenca ku asnjë kërkesë nuk është specifikuar. Për produktet në fushën e EN 61000-3-2 ose EN 61000-3-3, EN 61000 3 11 or EN 61000 3 12 kërkesat e këtyre standardeve aplikohen gjithashtu. Këto dipozita specifike janë për tu përdorur në lidhje me dispozitat e përgjithshme në standardin EN 50121-1:2016. Nivelet e imunitetit dhe emetimit nuk garontojnë në vetvete që integrimi i aparaturave nuk do të jetë mjaftueshmërisht e nevojshme. Standardi nuk mbulon të gjitha konfigurimet e mundshme të aparaturës, por nivelet e provës janë të mjaftueshme për arritjen mjaftueshëm të EMC në shumicën e rasteve.
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/30 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me përputhshmërinë elektromagnetike (riformulim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50121-4:2015
PUBLISHED
SSH EN 50121-4:2016
60.60
Standard published
28 korr 2017