Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat për emetimin dhe imunitetin për gjithë tipet e mjeteve hekurudhore . Ai mbulon pajisjes tërheqëse dhe trenat në tërësinë e tyre duke përfshirë automjetet urban për përdorim në rrugët e qytetit. Ky standard evropian specifikon limitet e emetimit të mjeteve hekurudhore për jashtë. Fusha e zbatimit e kësaj pjese të standardit mbaron me ndërfaqen e mjetit hekurudhor me energjinë përkatëse të saj në hyrje dhe në dalje. Në rastin e lokomotivës, trenit në tërësi, tramvajit etj ky është mbledhës rryme (pantografi, pajisjet e këpucës). Në rastin e pajisjes ndaluese, ky është përcjellës fuqie ndihmës i rrymës alternative ose rrymës së vazhduar. Megjithatë, ndërsa mbledhësi i rrymës është pjesë e pajisjes tërheqëse, nuk është plotësisht e mundur të përjashtojë efektet e kësaj ndërfaqeje me linjat e furnizimit me fuqi. Prova me lëvizjen e ngadaltë është projektuar për të minimizuar këto efekte. Mund të ketë këkesa shtesë përputhshmërie Brenda sistemit hekurudhor të identifikuar në planin e EMC (siç specifikohet në EN 50238). Në parim, të gjitha aparatet që do të integrohen në automjet do të plotësojnë kërkesat EN 50121-3-2. Në raste të jashtëzakonshme, ku aparatet përputhen me një standard tjetër EMC, por përputhja e plotë me EN 50121-3-2. nuk është treguar, EMC-ja do të sigurohet nga matjet e integrimit të përshtatshëm të aparaturave në sistemin e automjetit dhe/ose nga një analizë dhe prove EMC e përshtatshme e cila justifikon devijimin nga EN 50121-3-2. Interferencat elektromagnetike lidhur me sistemin hekurudhor si një i tërë merren në EN 50121 2. Këto dispozita specifike janë përdorur në lidhje me dispozitat e përgjithshme në EN 50121-1. Shkallla e frekuencave konsiderohet që është nga 0 Hz (DC) deri 400 GHz. Asnjë matje nuk nevojitet të kryhetr në frekuencat ku asnjë kërkesë nuk specifikohet
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/30 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me përputhshmërinë elektromagnetike (riformulim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50121-3-1:2015
PUBLISHED
SSH EN 50121-3-1:2017
60.60
Standard published
29 korr 2017