Publikuar
IEC 60335-2-23: 2016 është i vlefshëm si IEC 60335-2-23: 2016 RLV i cili përmban versionin ndërkombëtar dhe atë me vijë të kuqe, duke treguar të gjitha ndryshimet e përmbajtjes teknike krahasuar me edicionin e mëparshëm.
60335-2-23:2016 merret me sigurinë e pajisjeve elektrike për kujdesin ndaj lëkurës ose flokut për njerëzit ose kafshët, e parashikuar për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme me to, tensioni i vlerësuar i pajisjes të jetë jo më shumë se 250 V. Shëmbuj të pajisjeve që janë brenda fushës së këtij standardi janë:
- Krëhërat për bërjen e kaçurelave;
- Piastër për bërjen e flokut me kaçurela;
- Piastër për kaçurelat me ngrohës të veçantë;
- Sauna faciale;
- Tharrëse flokut;
- Mashë për shtrirjen e flokut;
- Tharrëse dore;
- Ngrohës për bërjen e ondeve dhe kaçurelave i ndarë;
Pajisjet e mbuluara nga ky standard mund të përfshijnë pajisje që prodhojnë avull ose sprucim. Pajisjet nuk parashikohen për përdorim normal shtëpiak por megjithatë mund të jenë një burim rreziku për publikun, të tilla si pajisjet e parashikuara për tu përdorur nga punonjësit në dyqane, në industrinë e lehtë dhe në ferma, janë brenda fushës së këtij standardi. Ky standard merret me rreziqet rastësore të parashikuara të paraqitura nga pajisjet që ndeshen nga të gjithë personat. Megjithatë, në përgjithësi, ai nuk merr parasysh personat (duke përfshirë fëmijët) kapaciteti fizik mendor dhe ndjesor i të cilëve; ose mungesa e eksperiencës dhe njohurive i ndalojnë ata nga përdorimi pajisjes në mënyrë të sigurt pa mbikqyrjen ose instruktim ose fëmijët që luajnë me pajisjen. Ky standard nuk aplikohet për :
- Pajisjet e parashikuara veçanërisht për qëllime industriale;
- Pajisje të parashikuara për përdorim në zona ku mbizotërojnë kushte speciale, të tilla si prezenca e atmosferave gërryese ose eksplozive (pluhur, avull ose gaz);
- Pajisjet për rruajtje, qethëset e flokut dhe pajisje të ngjashme;
- Batanijet, jastëkët, veshjet dhe pajisjet e ngjashme elastike ngrohëse;
- Pajisjet për ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve optike;
- Pajisjet ngrohëse të saunës;
- Pajisjet e kujdesit kozmetik dhe të bukurisë që përfshijnë burimet e lazerit dhe të dritës intensive të parashikuar për qëllime mjekësore.
Ky botim i gjashtë anullon dhe zëvendëson botimin e pestë të 2003 duke përfshirë edhe amendamentin 1 të saj (2008) dhe mendamentin 2 (2012). Ky botim konsiston në një rishikim teknik. Ndryshimet kryesore në këtë botim në krahasim me botimin e katërt të IEC 60335-2-23 2003 janë si më poshtë (ndryshimet e vogla nuk janëp listuar):
- Shtohen mashat për shtrirjen e flokut në listën e shëmbujve të mbuluara nga ky standard;
- Modifikohet 7.12 për aplikimin e pajisjeve, dhe jo pikërisht për tharrësit e flokut;
- Shtohen instruksione të reja në 7.12 për mashat për shtrirjen e flokut dhe piastrat për kaçurelat;
- Përjashtohen tharrëset e flokut fikse dhe tharreset fikse të dorës nga formati alternativ i instruksioneve;
- Përjashtohen sipërfaqet e bërësit të kaçurelave nga kërkesat e temperaturave të rritura në nënklauzolën 11.8;
- Sqarohet në nënklauzolën 19.7 që pajisja nuk do të emetojë flake mbas proves;
- Sqarohet metoda e provës dhe kriteret përputhëse në nënklauzolën 21.101;
- Shtohet kërkesa në 22.13 për përshkrimin e manovrimit në piastrat për bërjen e kaçurelave dhe mashat për shtrirjen e flokut;
- -Në 22.103, shtohet një kërkesë për mbrojtjen ndaj qënies së flokut i tërhequr nga tharësja e flokut;
- Rishkim i nënklauzolës 24.101 për të treguar që pajisjet mbrojtëse do të vetë rregullohen dhe riparë dhe konvertohen shënimet për tekstet normative në nënklauzolën 19.7,22.32, dhe 25.14. Krijohet mbi bazën e botimit të pestë (2010) e këtij standardi. Vëmëndja e KT-ve kombëtare tërhiqet në faktin që prodhuesit e pajisjeve dhe organizmat e testimeve mund të kenë të nevojshme një peiudhë tranzicioni mbas daljes së një publikimi IEC të ri, amendimi ose rishikimi, në të cilën të bëjnë produktet ne përputhje me kërkesat e reja dhe ti pajisin veten e tyre administrimin e provave të reja ose të rishikuara. Është rekomandim për KT, që përmbajtja e këtij publikimi të adoptohet për implementim kombëtar jo më herët se 12 muaj ose më vonë se 36 muaj nga data e publikimit. Fjalëkyç: kujdesi I lëkurës, kujdesi ndaj flokut, kaçurela, tharrëset
Ky publikim lexohet me IEC 60335-1:2010
WITHDRAWN
SSH IEC 60335-2-23:2008
PUBLISHED
SSH IEC 60335-2-23:2016
60.60
Standard published
25 korr 2017