IEC 60839-11-31:2016 përcakton procedurat për komunikimin ndërmjet klientëve të rrjetit dhe pajisjeve. Kjo seri e standardeve të ndërveprimit bën të mundur të ndërtosh një system sigurie elektronike dhe alarmi me klientët dhe pajisjet nga prodhues të ndryshëm që përdorin ndërfaqe të zakonshme ose të përcaktuara mirë. Funksionet e përcaktuara në këtë dokument mbulojnë zbulimin, menaxhimin e pajisjes dhe kornizën e ngjarjeve. Shtesa të dedikuara shërbimeve janë përcaktuar në dokumente të veçanta. Menaxhimi dhe ndërfaqet e kontrollit e përcaktuara në këtë dokument janë përshkruar si shërbime të internetit Web. Ky document përmban gjithashtu skemen e plotë XML dhe pëcaktimet në lidhje me gjuhën e përshkrimit të shërbimit të internetit Web (WSDL). Me qëllim që të ofrojmë ndërveprim të plotë lidhu dhe luaj (plug-and - Play), ky dokument përcakton procedurat për zbulimin e pajisjes. Mekanizmat e zbulimit të pajsijes në këtë document bazohen në specifikimin WS- zbulim të zgjeruar
PUBLISHED
SSH EN 60839-11-31:2017
60.60
Standard published
17 korr 2017