Ky standard evropian është i aplikueshëm për aparaturat dhe sistemet për zbulimin dhe matjen e gazeve të djegshme ose toksike ose avujve ose oksigjenit. Ky standard evropian është një standard produkti i cili bazohet në EN 61508 ( të gjitha pjesët) dhe për sistemet e zbulimit të gazit mbulon si në mënyrën e kërkimit të ulët edhe të lartë vetëm kapacitete SIL prej 1,2,ose 3. Aparaturat e zbulimit të gazit dhe sistemet e zbulimit të gazit janë trajtuar si produkte në përgjithësi. Ky standard mbulon pjesët e fazës 10 “realizimi” e ciklit jetësor të sigurtë në përgjithësi të përcaktuar në figurën 2 të EN 61508-1:2010. Konfigurimi dhe aplikimi në aplikime specifike nuk mbulohet nga ky standard. Në rast të konfliktit ndërmjet kërkesave të këtij standardi dhe atyre të EN 61508, EN 50402 do të ketë përparësi.
SHËNIM 1 Aplikimet që kërkojnë kapacitet SIL prej 4 për një sistem zbulimi të gazit nuk janë të aplikueshme.
SHËNIM 2 Ky standard evropian është kryesisht për aparaturat fikse. Për dedektorët e lëvizshëm të gazit që pretendohet për një SIL më të lartë se 1, ky standard evropian mund të aplikohet. Ky standard evropian plotëson kërkesat e standardeve evropiane për aparaturat elektrike për zbulimin dhe matjen e gazeve të djegshme, avujve (psh EN 60079-29-1 ose EN 60079-29-4), gazeve toksike (psh EN 45544) ose oksigjenit (psh EN 50104).
SHËNIM 3 Këto standarde evropiane quhen në tekst “standarde metrologjike”. Shëmbujt e mësipërm tregojnë gjendjen e standardizimit për aplikimet industriale në kohën e publikimit të këtij standardi evropian. Mund të ketë të tjerë standarde metrologjike që mbulojnë fusha të tjera zbatimi, për të cilat ky standard evropian është i aplikueshëm. EN 50271 specifikon kërkesat minimale për aparatet që përdorin softuere dhe/ose komponente shifrore. Ai gjithashtu përcakton kërkesat shtesë jo të detyrueshme për përputhjen me SIL 1 në operacion me mënyrë kërkimi të ulët. EN 50402 përfshin të gjitha kërkesat e EN 50271. EN 50402 i është dedikuar gjithashtu aparaturave dhe sistemeve të zbulimit të gazit dhe/ose komponentëve dhe duhet të përdoret në vend të EN 50271 në rastet e mëposhtëme: - Në SIL 1 kur sistemi përmban komponentë nuk mbulohet nga EN 50271; - Në SIL 2 dhe SIL 3; - Në të gjitha SIL-et kur aparaturat jo shifrore janë përdorur. Aplikimi i standardeve metrologjike të sipërpërmendura për të siguruar performance në matje është i përshtatshëm në operimin normal të sistemit të zbulimit të gazit. Në shtesë kërkesat e këtij standardi evropian i adresohen sigurisë funksionale të sistemeve të zbulimit të gazit dhe kritereve shtrënguese për sigurinë, tolerancën e gabimit dhe shmangien e dështimeve sistematike. Shmangia dhe kontrolli i dështimeve sistematike do të mbulohet nga kërkesat për proceset e zhvillimit dhe teknikat dhe matjet diagnostike të zgjedhura në projekt. Ky standard evropian do të çojë në karakterizimin e sistemit të zbulimit të gazit nga një kapacitet SIL dhe lidhur me shkallën e dështimit të harduerit që paraqet një rend hierarkik të nivelit të sigurisë. Kjo do ti lejojë përdoruesit për të përfshirë sistemin e zbulimit të gazit në një system të tërë sigurie sipas tërësisë së niveleve të sigurisë të EN 61508 (të gjitha pjesët). Ky standard evropian aplikohet për sistemet e zbulimit të gazit, të cilat konsistojnë në njësitë funksionale të mëposhtëme:- Marrja e mostrës së gazit; - Sensori; - Transmetimi i sinjalit; -inputi për njësinë e kontrollit; - përpunimi i sinjalit në njësinë e kontrollit- autputi nga njësia e kontrollit. Ky standard evropian nuk specifikon kërkesat për instalimin dhe mirëmbajtjen sistemeve të zbulimit të gazit. Ai gjithashtu nuk specifikon pozicionimin fizik të pikave/vendeve të matjes. Ky standard evropian nuk specifikon cili kapacitet SIL është i mjaftueshëm për secilin aplikim.
SHËNIM 4 Kapaciteti SIL i kërkuar për një aplikim do të specifikohet nga përdoruesi (shiko Klauzola 9 dhe Aneksi A).
PUBLISHED
SSH EN 50402:2017
60.60
Standard published
11 korr 2017