Shfuqizuar
IEC/TR 62699:2011(E) është një raport teknik. Ai përmban një seri rastesh studimore për vlerësimin e burimeve të fushës elektromagnetike në frekuenca nga 100 kHz - 300 GHz për të mbështetur metodat e detajuara në standardin ndërkombëtar IEC 62232, “Përcaktimi i intensitetit të fushës së Radio Frekuencës (RF) dhe Shkallës Specifike të Absorbimit (SAR) në afërsi të stacioneve bazë të radio-ndërlidhjes, me qëllim vlerësimin e shkallës së ekspozimit të njeriut”. Duke përdorur metodat e detajuara në standard, secili rast studimor është zgjedhur për të ilustruar një skenar vlerësimi për një stacion bazë radio (RBS). Disa nga rastet studimore demostrojnë më shumë se një metodë vlerësimi. Megjithatë, në shumicën e situatave kërkohet vetëm një metodë për të plotësuar një vlerësim. Rastet studimore të dokumentuara në këtët raport jepen vetëm si udhëzues dhe nuk janë zëvendësim për një kuptim të tërë kërkesave të standardit IEC 62232. Ky publikim përmban dokumente të bashkëngjitura në një disk për versionin letër dhe të futura në versionin elektronik. Këto dokumente parashikohet të përdoren si një plotësues dhe nuk formojnë pjesë integrale të standardit
WITHDRAWN
DS IEC/TR 62669:2011
95.99
Withdrawal of Standard
19 mar 2020
PUBLISHED
DS IEC/TR 62669:2019