Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat funksionale për projektimin, ndërtimin, testimin, funksionimin/mosfunksionimin, operimin, mirmbajtjen dhe kur është e nevojshme kalibrimin për sistemet e reja të matjes të gazit natyror dhe për ndërhyrjet thelbësore në sistemet ekzistuese.
Gjithashtu ky standard specifikon klasat e saktësisë të sistemeve matëse dhe pragjet e zbatueshmërisë për këto klasa. Tregimi i përputhshmërisë arihet me anë të përzgjedhjes, instalimit, operimit me instrumente matëse të përhtatëshme, së bashku me masat paraprake të përshtatëshme të dokumentuara për llogaritjet. Shëmbujt e demostrimit të përputhshmërisë jepen për secilën klasë; megjithatë, nuk ka zgjidhje normative.
Ky standard zbatohet për gazet e familjes 2 si klasifikot në standardin EN 437. Gjithashtu ai është i zbatueshëm për gazet e djegshëm të trajtuar jo konvencional që janë në përputhje me specifikimet e standardit EN 437 dhe për të cilat vlerësimi i detajuar teknik i kërkesave funksionale (të tilla si biometani i injektuar) është kryer duke siguruar se nuk ka përbërës apo karakteristika të tjera të gazeve që mund të ndikojnë në integritetin metrologjik dhe fizik të sistemeve matëse.
Gjithashu ky standard mund të përdoret si udhëzues për familjen së gazeve 1 dhe 3 si klasifikohet në standardin EN 437.
Directives related to this standards.
Procedura prokurimi të entiteteve që veprojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe telekomunikacionit
WITHDRAWN
SSH EN 1776:2002
PUBLISHED
SSH EN 1776:2015
60.60
Standard published
22 nën 2016