Publikuar
IEC 62793:2016(E) përshkruan karakteristikat e sistemeve të lajmërimit të stuhive dhe vlerësimin e përdorimit të të dhënave në kohë reale për rrufetë dhe/ose të dhënat e elektrizimit gjatë shtrëngatave me qëllim që të zbatohen masa parandaluese të rrezikut nga rrufetë. Ky standard jep kërkesat bazë për sensorët dhe të dhënat e sakta të parametrave përkatëse të përzgjedhura të rrjetit, duke dhënë informacionin në kohë reale të gjurmës së rrufesë dhe shkallës së saj. Ai përshkruan aplikimin e të dhënave të grumbullura nga këto sensorë dhe rrjetet në formën e lajmërimit dhe të dhënave historike. Ky standard aplikohet për përdorimin e informacionit nga sistemet e lajmërimit të stuhive (sistemet dhe pajisjet që japin informacion në kohë reale) mbi aktivitetin elektrik atmosferik me qëllim që të monitorohen masat parandaluese.
PUBLISHED
SSH IEC 62793:2016
60.60
Standard published
20 tet 2016