Publikuar
Zevendëson
Kjo klauzolë e Pjesës 1 zëvendësohet si më poshtë:
Ky Standard evropian merret me sigurinë e makinave elektrike të kuzhinës për qëllime shtëpiake dhe të ngjashme me to, tensioni i vlerësuar mos të jetë më shumë se 250 V.
Shënim Z101 Shëmbujt e pajisjeve që janë Brenda fushës së këtij standardi janë:
_ grirëse bathësh, fasulesh etj;
_ ekstraktor lëngjesh me fruta pylli;
_ përzierësa;
_ hapëse konservash;
_ pajisje për lengje frutash;
_ rrahëse qumështi;
_ pajisje për shtrydhen e agrumeve Limon, qitro, portokall etj;
_ Mulli kafeje që nuk e kalon 500 gr të kapacitetit të hinkës së ngarkimit;
_ pajisje për bërjen e kremit;
_ rafëse vezësh;
_ përzierës ushqimi;
_ makinat grirëse te ushqimeve;
_ bluajtëse e grurit që nuk e kalon kapacitetin 3 litra të hinkës së ngarkimit;
_ rende
_ Makinat e akulloreve, duke përfshirë ato për përdorim në frigorifer dhe ftohësa;
_ mprehës thikash;
_ thika;
_ grirës mishi;
_ makinë për bërjen e makaronave;
_ qëruesit e patateve;
_ grirësit në copa;
_ makinat për sitje;
_ makinat për ndarjen ne feta;
Pajisjet e parashikuara për përdorim shtëpiak normal ose të ngjashëm me të dhe që mund gjithashtu të përdoren nga asistentët në dyqane, industrinë e lehtë dhe në ferma, janë Brenda fushës së këtij standardi.
NOTE Z102 Shëmbuj të pajisjes për ambientin shtëpiak janë pajisjet për funksione tipike shtëpiake të përdorura në ambientin e shtëpisë që mund të përdoren gjithashtu nga jo përdoruesit ekspertë për funksione tipike shtëpiake;
_ Në dyqane dhe mjedise të tjera të ngjashme;
_ në ferma;
_ nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi;
Në krevat dhe ambiente për ngrënjen e mëngjesit;
NOTE Z103 Mjediset shtëpiake përfshijnë vendbanimin dhe ndërtesat që mund të kenë, kopshte, oborre etj.
Përsa kohë të jetë I praktikueshëm, ky standard merret me rreziqet e zakonshme të prezantuara nga pajisjet që ndeshen nga të gjithë personat në shtëpi dhe ambientet e ngjashme. Megjithatë në përgjithësi ai nuk merr parasysh luajtjen e fëmijve me pajisjet dhe përdorimin e tyre nga fëmijë shumë të vegjel. Ajo nuk merr parasysh përdorimin e pajisjeve të mëposhtëme nga fëmijët e vegjël dhe fëmijët pak më të rritur të:
1) grirëse bathësh, fasulesh etj;
2) ekstraktor lëngjesh me fruta pylli;
3) përzierësit elektrik dhe ata me dorë;
4) pajisje për lengje frutash;
5) Mulli kafeje që nuk e kalon 500 gr të kapacitetit të hinkës së ngarkimit;
6) rrahëse qumështi;
7) përzierës ushqimi;
8) makinat grirëse te ushqimeve;
9) bluajtëse e grurit që nuk e kalon kapacitetin 3 litra të hinkës së ngarkimit;
10) mprehës thikash;
11) thika;
12) grirës mishi;
13) makinë për bërjen e makaronave;
14) qëruesit e patateve;
15) grirësit në copa;
16) makinat për sitje;
17) makinat për ndarjen ne feta.
Ajo nuk merr parasysh gjithashtu përdorimin e pajisjeve të mëposhtëme nga fëmijët e vegjël pa mbikqyrje.
18) hapëse konservash;
19) pajisje për shtrydhen e agrumeve Limon, qitro, portokall etj;
20) pajisje për bërjen e kremit;
21) rafëse vezësh;
22) rende
23) Makinat e akulloreve, duke përfshirë ato për përdorim në frigorifer dhe ftohësa;
Njihet që njërëzit e prekshëm mund të kenë nevoja përtej nivelit të adresuar në këtë standard.
Shënim Z104 Vëmëndje tërhiqet në faktin që
_ për pajisjet e parashikuara për përdorim në makina dhe bordet e anijeve kërkesa shtesë mund të jenë të nevojshme;
_ Në shumë vende kërkesa shtesë specifikohen nga autoritetet shëndetësore, autoritetet kombëtare përgjegjëse për mbrojtjen në punë dhe autoritete të ngjashme.
Shënim Z105 Ky standard nuk aplikohet për:
_ makinat për ndarjen në feta që kanë thikë rrethore dhe tehu i së cilës është i pjerrët në një kënd që e kalon 45 ° në drejtim vertikal;
_ makinat për copëtimin e mbetjeve ushqimore (EN 60335-2-16);
_ pajisjet për bërjen e akulloreve me motor kompresor të përfshirë (EN 60335-2-24);
_ makinat elektrike të kuzhinës të parashikuar për përdorim tregtar (EN 60335-2-64);
_ Makinat elektrike të kuzhinës të parashikuar për përdorim industrial;
_ makinat elektrike të kuzhinës të parashikuara për përdorim në zona ku kushte speciale mbizotërojnë, siç janë prezenca e atmosferës korrozive ose shpërthyese (pluhur, avull ose gaz).
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/95/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 12 dhjetorit 2006 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve anëtare lidhur me pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit të caktuar (versioni i kodifikuar)
Direktiva e BE 2014/35 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda disa kufijve të caktuar të tensionit
WITHDRAWN
SSH EN 60335-2-14:2006/A11:2012/AC:2013
PUBLISHED
SSH EN 60335-2-14:2006/A12:2016
60.60
Standard published
18 maj 2016
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN IEC 60335-2-14:2024